Familja Taushani është ndër familjet më të vjetra në qytetin e Elbasanit, mbase dhe në Shqipëri. Rrënjët e saj i gjejmë nga periudha bizantine deri më sot. Për periudhën osmane shumë  dokumente hedhin dritë për origjinën dhe veprimtarinë e shquar politike ushtarake dhe administrative  të kësaj familjeje. Periudha osmane fillon me Mehmet Pashë Arianitin (Taushanin) në vitin 1447 dhe perfundon me Mehmet Pashë Taushanin e fundit I cili u vra në Çermenikë nga forcat serbo-maqedonase në vitin 1843, dhe vazhdon deri në ditët e sotme. Sipas Prof. Stavri Nacit “oxhaqet më të fuqishëm që luajtën një rol  të rëndësishëm ekonomik dhe politik në vendin tone u bënë: në Shkodër – Bushatllinjë e Çaushllajt, në Pejë – Begollajt, në Elbasan – Taushanët dhe Biçakçinjt, në Krujë – Toptanët, në Kavajë – Alltunët, në Vlorë -Vlorajt dhe Velebishtajt, në Delvinë – Kapllan Pashallinjtë” (Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve 1757-1796, fq 34, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Redaktor përgjegjës Prof. Aleks Buda).

Sipas Evlia Çelebisë, historianit  të shquar  të Perandorisë Osmane, që pat vizituar  të  gjithë Balkanin më 1670, aty nga mesi i shekullit XV, djali i tretë i Gjergj Arianitit, për të mbrojtur sundimin në tokat e babait  të tij, ndërroi fenë në prani  të sulltan Mehmetit II dhe mori emrin Mehmet Bej. Me ndihmën e Mahmut Koço Pashës, Mehmet Bej Arianiti me një ushtri prej 40 mijë vetash, mori qytetin e Valmit (1466)  të sunduar nga babai i tij (Gjergj Arianiti). Sulltani u gëzua shumë  dhe e emëroi atë sanxhakbeun e parë të Elbasanit. Këtë variant e përmendin dhe Dh. Shutëriqi, S.Pulaha si më poshtë. në vitin 1467 ndërtohet kalaja e Elbasanit dhe sulltan Mehmeti II, ia dorëzon atë Mehmet Bej Arianitit duke i thënë: “Qëndro këtu si Tausan”. (Abdulla Bej Tirana, Arkivi i Shtetit ( F32K.D.47, faqe 18).

Nga kjo ditë, mbiemri Arianiti u zëvendësua me mbiemrin Taushani. Emrin Mehmet e gjejmë  të trashëguar për shekuj me radhë në familjen Taushani. Mehmet Pashë Arianiti sundoi si sanxhakbej në Elbasan për një periudhë  të gjatë. Sipas S. Pulahës (Pronësia feudale në tokat shqiptare shekulli XV-XVI, faqe 161) emërohet sanxhakbej i Vlorës në 1485 dhe vritet në Himarë në vitin 1486. Sipas Dh.  Shutëriqit, Mehmet Pasha martohet me Mynevere Sulltanen, vajzën e sulltan Bajazitit. Nga kjo martesë lindën dy djem, Ali beu (Pasha) dhe Skënder beu. për djalin e dyte, Skënderin nuk ka  të dhëna. (“Arianitët”. Dh. Shutëriqi, S.Pulaha.) Ali bej Taushani (Pasha), i biri i Mehmetit në vitin 1506-1507 ishte timariot në disa fshatra  të Beratit, Kaninës, Himarës, Delvinës dhe Gjirokastrës. në vitet 1526-1527 emërohet sanxhakbej i Prizrenit. (Dh. Shutëriqi. “Arianitet” Selami Pulaha, Pronësia feudale  në tokat shqiptare shekulli XV-XVI, fq. 161)  Mustafa Pashë Taushani, i biri i Aliut, sanxhakbej i Elbasanit më 1520, shkon me detyrë në Ohër si sanxhakbej. Sipas Eqerem bej Vlorës, atje u pasurua shumë  . (E.Vlora.”Kujtimet” f.590). Ali agë Taushani (Pasha), i biri i Mustafait, në vitin 1550 shkon me detyrë në Janinë. Atje martohet me motrën e Lytfi Pashë Libohovës. Lytfi Pashë Libohova martohet me motrën e sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe emërohet vezir i madh. (Eqerem bej Vlora, “Kujtimet” fq.590). Ahmet Pashë Taushani ishte sanxhak bej i Elbasanit në vitin 1583. (S.Pulaha) Isakbej Taushanin e shohim në vijim mytesarif  të Elbasanit. Po ashtu Ismail bej Taushani bëhet mytesarif i Elbasanit. (Këta përmenden vetëm si emra nga L.Nosi A.Q.Sh, Fondi 32, v.D, 47) Kemi disa funksionare  të lar të  të familjes Taushani gjatë shekujve XVII dhe XVIII si Sefer Pashë Vojvoda (Taushani)- sanxhanbej i Elbasanit 1602 dhe i Vojvodës (L.Nosi A. Q. Sh, Fondi 32, D.47, fq 23). Deri vonë në Elbasan, një nga rrapat në dalje të qytetit, ku elbasanasit festonin Ditën e Verës, quhej Rrapi i Vojvodës. Abdurrahim Pashë Taushani- vezir – vali i Budapestit, Misirit, Bagdatit, Bosnjës, Halepit. Emërohet përsëri vali i Budinit (Hungari).U vra në vitin 1644.( A.Q.Sh, F. 32, Vd 43) Abdulla Pashë Taushani (plaku)-1740 sanxhakbej i Elbasanit (L.Nosi), i Thesalisë me qendër në Delvine. Vajza e tij Belkiz, martohet me Vezirin e Janinës Haxhi Mehmet Pashën. Ahmet Pashë Taushani-1759-sanxhakbej i Elbasanit. Ai meremeton kalanë e Elbasanit dhe ndërton çesmen që u quajt “çesmja e Ahmetdanit”. Merr pjesë në luftë kundër Malit  të Zi, komandon divizionin II bashkë me Mehmet Pashë Bushatlliun, nipi i Karamahmut Pashë Bushatit ( S. Naci, Pashallaku I Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve, fq 118.), Abdulla Pashë Taushani, kajmekan i Elbasanit 1805-1819 (L.Nosi). Martohet me vajzën  e Vezirit  të Beratit, Ahmet Kurt Pasha. Abedin Beu, I vëllai I Abdullait, martohet me motrën e Abaz Pashë Dibres. Mehmet Pashë Taushani-mytesarif i Elbasanit 1820 (S.Naço, L.Nosi), vritet me 1843. Me vrasjen e tij dera e Taushanëve e humb rolin drejtues në qytetin e Elbasanit. Ajo ishte pari e vendit për 4 shekuj radhazi. Edhe më vonë kjo familje luajti rol  të rëndësishëm në jetën politike  të vendit.

Anëtarët më  të shquar  të kësaj familjeje janë:

Mehmet Pasha (vezir).

Ahmet Pashë Taushani,

Abdurrahim Pashë Taushani (vezir),

Abdulla Pashë Taushani,

Mehmet Pashë Taushani,

Jusuf bej Taushani,

Ismail Xheladin bej Taushani,

Abaz bej Taushani,

Qashir Bej Taushani etj.

Jusuf dhe Ismail Xheladin beu janë firmëtaret e Aktit  të shpalljes së  Pavarësisë më 1912 në Elbasan.

Në vitin 1916 austriaket i dogjën shtëpinë për mosbindje  të autoriteteve austriake. Jusuf Tushani nuk i dha kafshë pune dhe drithëra atyre.

ABDULLA PASHE TAUSHANI

Abdulla Pashë Taushani ishte i biri Ahmet Pashë Taushanit, sanxhakbeut  të Elbasanit, dhe Rubies. Rubija ishte e krishterë dhe merrej me vepra bamirësie. Ajo ndërtoi një ure që edhe sot thirret “ura e Rubijes”. Abdulla Pasha lindi rreth vitit 1740 dhe vdiq me 1819 në Qatip të Pazhokut. Thonë se vuante nga diabeti. Është varrosur në teqenë e sheh Isakut e ndërtuar nga Abdulla Pashë Taushani (plaku).Varri i tij ka qenë deri vonë në xhaminë e Taushanëve në Bezistan. Ajo quhej xhamia e pazarit. Sarajet e Abdulla Pashë Taushanit kane qenë tek namazgjaja. Ato u dogjën dy herë rrafsh me tokën nga filoturqit dhe kajmekami që erdhi nga Stambolli. Abdullai ishte ithtar i Ali Pashë Tepelenës. Ai e sundoi Elbasanin për 13 vjet rresht deri sa vdiq me 1819. Si rindërtoi sarajet, ai hapi një llagam që dilte deri në Krastë. Ky llagam u shërbente atyre sipas rastit për  të sulmuar dhe për tu tërhequr nga sarajet në rast rreziku. Themelet e këtyre sarajeve janë zbuluar sot në rrugën Thoma Kalefi.(L.Nosi F.32 v.d.47 f.15,17,25.). Prane sarajeve  të Abdulla Pashes gjendej namazgjaja, vendi ku faleshin myslimanët. Ajo ish të një shesh i rrethuar me mur dhe selvia. Dyert ishin mbi mure dhe zbrisnin brenda me shkallë  të gurta. Ishin katër dyer: nga perëndimi porta e Taushanëve, nga lindja ajo e Biçakëve, nga veriu porta e Vërlacit dhe nga jugu ajo e Nuredinbellinjve. Me vonë kjo e fundit u mbyll. Te gjitha këto familje kishin pasuesit e tyre dhe hynin në portat përkatëse. Kur Elbasani u be myderllek (drejtori) për herë  të parë , vendin e drejton të Abdulla Pasha. Porta e Lartë nuk i shihte me sy  të mire marrëdhëniet e mira midis Abdulla Pashë Taushanit dhe Ali Pashë Tepelenës. për këtë sulltani vendosi ta hiqte nga drejtimi Abdulla Pashën dhe e zëvendësoi atë me një kajmekan  të ardhur nga Stambolli. Ky lajm nuk i pëlqeu qytetarëve te Elbasanit. Kështu ata u mblodhën për  të protestuar para sarajeve  të Abdullait. (L.Nosi.F32v.d.47 f.l7). Ja si e përshkruan ke të ngjarje Xhaferr Musai: “Populli mori vesh se kajmekani i ri kishte mbërritur në Durrës. Njerëzit u mblodhën përpara sarajeve  të Abdulla Pashës dhe i thane atij se nuk e donin kajmekamin turk. Ai e qetësoi popullin  duke i thënë se në nuk kemi force  të kundërshtojmë urdhrin e sulltanit. Ju faleminderit për dashurinë që ushqeni për mua. Shkoni nëpër shtëpitë tuaja dhe secili  të shohë punën e tij. (L. Nosi, ,f.47.v.d.47.f.l7). Mirëpo  të rrebeluarit nuk e dëgjuan këshillën e Abdulla Pashës. Ata i dolën përpara kajmekanit në Fushë Mbret dhe i thane atij: “Nuk  të duam ty! Kemi oxhakët tanë që na sundojnë, prandaj ktheu prapë në Stamboll!

Me mashtrime kajmekani hyri në qytet, mblodhi Këshillin e Lartë, u lexoi atyre fermanin e sulltanit që e emëronte atë kajmekam të Elbasanit . Pjesa më e madhe e parisë nuk kundërshtoi dhe e pranoi kajmekamin turk. Sapo mori detyrën ai urdhëroi djegien e sarajeve  të Abdulla Pashës, sekuestroi pasurinë e tij dhe e ndoqi si rebel  të Portës së Lartë. Ai u arratis në Janinë dhe hyri në mbrojtje  të Ali Pashë Tepelenës me të cilin kishte edhe lidhje krushqie. për rebelimin e Abdulla Pashë Taushanit flitet në letërkëmbimin e pashallarëve  vendas  të asaj kohe.

Pa u mbushur viti, Abdullai kthehet në Elbasan bashkë me Ali Pashë Tepelenën, në krye  të një ushtrie prej 6000 vetash. Ai u hakmor kundër kajmekamit dhe mbështetësve  të tij . Ja çfarë thote paragrafi i një letre: “Kur mbërriti letra e nderueme e Pashait tem, (kështu e quan ai pashanë  të cilit i drejton letrën) ,isha ba gati me ardhë tek bamirësi jem, por ndodhi rebelimi i Abdulla Pashës ,i cili për me çue në vend ambicjet e veta, që janë në natyrën e tij, solli në Elbasan Ali Pashë Tepelenën me 6000 qafirë,  të cilët dogjën tre sarajet tona dhe shtëpitë e kadiut, myftiut etj. Sami Elbasani (L.Nosif.32v.d.47 f.58,59,60.) Ja dhe paragrafi i një letre tjetër dërguar Karamahmut Pashës ,Valiut  të Shkodrës:Ngjarjet e Ohrit morën  fund, letra e  miqësisë  rrëfyese  nuk ka me vlere .. Çështja e  dëbimit te Taushan Ogulliarit, që pati guximin me cfaq tradhti dhe  të prishi rendin e vilajetit ,ka gëzue dhe dyfishue simpatinë për mue. Qofsh faqebardhe! Ju lajmërojmë se shtëpi të e banesat e tyre janë shemb e ba rrafsh me tokën dhe janë shkrumbue.” Nevojtari, Mahmut Pasha Vali i Shkodrës (L.Nosi.f. 12.f58,59,60).

Nga dokumentet e nxjerra nga arkivi i shtetit në fletën 40 fondi 12, f.249-260 flitet për një konflikt me armë midis Ibrahim Pashë Bushatit, mytesarif i Shkodrës dhe i Ohrit dhe Abdulla Pashë Taushanit – sanxhakbej i Thesalisë me qendër në Delvinë. Ibrahim Pasha në ketë letër shkruan: “Ne këtë kohë i duhet ardhur hakut rebelit  të vjetër Abdulla Pashë Taushanit, që prishi qetësinë e vilajetit dhe Portës së Lartë..”

Mëritë e tyre ishin  të vjetra, sepse vëllai i Abdulla Pashë Taushanit luftoi kundër vendosjes se Mehmet Pashë Bushatit si kajmekan i Elbasanit. Abedini, i vëllai Abdullait, u vra në rrugën e  Rrapit, në Elbasan. Gruaja e dy të e Abdulla Pashë Taushanit ishte vajza e vezirit  të Beratit, Ahmet Kurt Pashës. Në betejën e Peqinit midis Kurt Pashës dhe Mustafa Pashë Bushatlliut, ky i fundit pësoi humbje  të rëndë duke lënë në fushën e betejës 2000 ushtare. Po këtu u vra dhe kapedani i Mirditës Gjon Marka Gjoni me 60 trimat e vet .(S.Naço “Pashalleku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve në vitet 1757-1,796, fq.118).

Më 1802 sanxhaku i Elbasanit iu dha vezirit  të Beratit, Ibrahim Pashë Vlorës. Me të marre në dorëzim sanxhakun, ai menjëherë dëboi ithtarin e Ali Pashë Tepelenës, Abdulla Pashë Taushanin, i cili shkoi në Janinë  të njerëzit e tij dhe hyri në mbrojtjen e Ali Pashë Tepelenës. Në verë  të vitit 1803 Abdulla Pasha kthehet në Elbasan me  ndihmën e Aliut. Ishte koha kur Ali Pashë Tepelena ish të vali i Rumelisë. Ibrahim Pashë Vlora nuk kundërshtoi dhe ia lëshoi vendin Abdulla Pashë Taushanit. Ali Pashë Tepelena la në Elbasan 600 ushtare që komandoheshin nga Abdullai. Mbas vdekjes së tij në 1819 këto forca komandoheshin nga nipi i tij, Seit bej Taushani. Porta e Lartë, sanxhakun e Elbasanit ia la Mustafa Pashë Bushatit, i cili i largoi forcat e Ali Pashë Tepelenës për në Janinë, pa luftë, me kërkese  të Mustafa Pashë Bushatit. (S.Naço, ibid) vezirët e Shqipërisë se Jugut sulmuan Elbasanin me 1805. Ibrahim Pashë Vlora u përpoq po a të vit  të merrte Elbasanin, por dështoi.

Populli i Elbasanit, fshatare e qytetare,  të udhëhequr nga Abdulla Pashë Taushani luftuan me trimëri duke thyer disa here sulmet e vezirëve  të jugut që udhëhiqeshin nga Ibrahim Pashë Vlora. për këto fitore, populli i kushtoi një këngë trimërie Abdulla Pashë Taushanit., e cila këndohej deri vone në fshatin Polis:

Abdulla Pasha në yzgji

Gjeti lebrit në Shkumi

Abdulla Pasha një syzi

Mbyti lebrit në Shkumi.

(L.Nosif.32 v.d.47 faqel7)

Pas vitit 1805 Abdulla Pasha u emërua kajmekam i Elbasanit dhe e mbajti ke të post deri sa vdiq, në vitin 1819. Lidhjet e tij me Ali Pashë Tepelenën sa vinin e forcoheshin. Tepelena bashkë me alëatet e tij Xheladin bej Ohrin, Abaz Pashë Dibrën, filluan  të përgatisnin vendin për luftë kundër Turqisë. Për këtë ata nisën  të rindërtojnë urat dhe kalatë në pashallëqet e tyre. Kështu thuhet se Abdulla Pashë Taushani, vuri në punë fshatarë e qytetare për pastrimin e hendekut qe rrethonte kalanë me ujë. Mbylli dy portat e Jeniçerëve nga perëndimi dhe lindja; prishi urën e kalasë nga porta e Ahmetdanit,(porta kryesore) dhe ndërtoi dy dritare topash në  të dy anët e portës.(Gjerark Karaskaj. “500 vjet fortifikime në Shqipëri”) Sipas dokumenteve  të Arkivit  të Shtetit: “Më 1812, vjeshta e parë , kazanxhinj të (zejtaret e kalasë) bënë një gosti dhe shkruan në kodikun e tyre shenjen nr  7- në ditën e Abdulla Pashë Taushanit,  të birit  të Ahmet Taushanit (Ahmet Pasha ish të sanxhakbej i Elbasanit). Ai vuri dhe pastroi hendekun për rreth kalase dhe depozitoi në kanal ujerat e bardha dhe  të zeza qe derdheshin në lumin Shkumbin. Lidhjet me Ali Pashë Tepelenën, i shërbenin qëllimit  të lar të për tu shkëputur nga Turqia dhe shpallur Shqipërinë  të pavarur. Me ke të aleance ata do  të qëndronin në balle  të luftës antiosmane. Pra për Taushanët filloi një epokë e re si aleatë  të ngushtë  të Ali Pashë Tepelenës. Ish konsulli francez, August Boppe, në atë kohe shkruan të në librin e tij “Napoleoni dhe Ali Pashë Tepelena” , ose sic thoshte Hygoi, “Luani dhe Tigri”:

Duke vrare bejlerët e jugut te Shqipërisë, Aliu në një fare mënyre i kish të shpallur luftë sulltanit. Abdulla Pashë Taushani dhe Kapllan Pashë Toptani, shkonin në Janinë për  të marre masa për një mbrojtje  të përbashkët. (faqe 104). Ali Pashë Tepelena kish të një ushtri prej 15000 vetash në kohe luftë ajo trefishohej. në krye te këtyre forcave qëndron të Këshilli i lartë ushtarak me në krye Aliun vete. Anëtarët e këtij këshilli ishin: Myftar Pasha, Veli Pasha, ( bij të e Aliut), Abdulla Pashë Taushani, Xheladin bej Ohri. (Historia e Shqipërisë vol.ll, Shembja e Pashallëkut  të Janinës 1787-1812)

ABAZ BEJ TAUSHANI 

simbol i mbrojtjes se vlerave monumentale shqiptare

Abaz Taushani ka qene pinjolli i fundit i familjes Taushani i cili mbrojti me jetën e tij  të re trashëgiminë kulturore shqiptare. U lind në Elbasan në 1885.1 ati, Ismail bej Taushani i frymëzoi atij dashurinë e madhe për Atdheun. E ëma, Alemshahu që rridh të nga familja e njohur intelektuale në Elbasan, Ceka, e ushqeu me krenari për vendin e  të parëve  të tij  të lashtë. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes dhe arsimin e mesëm ushtarak, në Itali. Pas shpalljes se pavarësisë me 1912, rreshtohet në formacionet e qeverisë se Vlorës. Me ardhjen e Princ Vidit me 1914 , inkuadrohet në ushtrinë e qeverise se caktuar prej tij.

Kur qeveria e Athinës krijoi  të ashtuquajturën “Lëvizja epirote” dhe grekët sulmuan pjesën jugore  të Shqipërisë. në fshatrat e Kolonjës ( ku  sipas Skender Luarasit, ata bënë kërdinë duke vrarë e prerë gra e fëmijë). në ndihme  të banorëve erdhën vullnetarë nga  të gjitha viset e Shqipërisë, nga Kosova e Maqedonia. Drejtpërdrejt nga Ismail Qemali, dërgohet në jug  të Shqipërisë kundër forcave andarte greke edhe kompania e major Ahmet Lepenicës, toger Abaz Taushanit dhe Fazlli Kurtit. Ata marshuan duke kënduar:

Me flamur e hutë në dore për me ba luftë arbnore

bini ju shqiptare ore e  gjithë bota  të na njohë.

Ata çliruan fshatin Luaras nga duart e andarteve greke në prill  të vitit l914. Sipas S.Luarasit “Abazi edhe se shumë  i ri, tregoi një trimëri  të madhe”. (S.Luarasi, Isa Boletini,f.203.T.1971.) në janar  të vitit 1916 kur forcat bullgare vërshuan drejt perëndimit, shpartalluan ushtrinë serbe dhe hynë në Elbasan në  të njëjtën kohe me forcat shqiptare  të komanduara nga Ahmet Zogu. në këtë formacion ushtarak bën të pjese dhe Abaz Taushani.

Nga fundi i janarit 1916, ushtritë austro-hungareze hynë në Lushnje. Forcat shqiptare te komanduara nga oficeri Abaz Taushani hynë në qytet në  të njëjtën kohe. Sapo ai hyri në qytet, hoqi flamurin e Esad Pashë Toptanit dhe ngriti flamurin kombëtar. për këtë ngjarje në shtëpinë muze  të “Kongresit  të Lushnjës”, ruhet një dorëshkrim në  të cilin përshkruhet hyrja e forcave shqiptare  të komanduara nga Abaz Taushani. Autori i ketij dorëshkrimi quhet Ahmet Shehu, i cili ka qenë dëshmitar okular i kësaj ngjarjeje. (Niko Fero – Muharrem Sharra). Forcat shqiptare vajtën deri në Fier. Ata zune pozicionet në fshatin Levan e Pojan.

Përtej lumit Vjosa ishte vendosur ushtria italiane. Pas disa ditësh forcat italiane sulmuan forcat shqiptare  të vendosura pranë Vjosës,  të cilat u zmbrapsën deri në Fier. Austriaket ketë e quajtën sabotim për  të mbuluar vjedhjen e antikave  të Apollonisë se Fierit ku Abazi bënte shërbimin ushtarak bashkë me te tjerët. Kërkimet arkeologjike drejtoheshin nga arkeologu i njohur Kamilio Prashniker, i veshur me petkun e oficerit austriak.

Ai mblodhi gjithsej 80 objekte antike në Manastirin e Pojanit dhe në Ballsh. Ato i klasifikoi dhe i dërgoi në Durrës e prej andej në Vjene.

Te indinjuar nga akti i grabitjes së objekteve arkeologjike ata protestojnë me forcë. Menjëherë tre oficerët shqiptarë, midis tyre dhe Abaz Taushani, arrestohen e burgosen. Komanda austriake me shpifjen e Prashniker vuri në plumb tre oficerët shqiptarë Kamber Benja, Behexhet Manasterlliu dhe Abazin 27 vjecar. Disa ditë para pushkatimit Abazi i dërgon dy letra babait  të tij, ku i shkruan:

Tim eti, Ismail bej Taushanit, Elbasan. Sa do që i kam shërbye me besnikëri Mbretnisë Austriake, Zoti asht i drejtë , pa pas ndonjë faj ,po vihem në plumb me shpifjet e një oficeri austriak. Ja shpallni  të  gjithë atdhetareve  të mij ,o im atë fatzi! Time moter me  gjithë fëmijë , e përqafoj për gjithherë, ashtu dhe time emte. Rroftë Shqipnia! Rroftë Princ Vidi!” Biri juaj Abaz Taushani”

Letra e dytë:

Prape tim eti. Përveç 80 groshëve ndonjë pare  tjetër nuk kam që t’ju lan. Ah! Po shkoj pa ju pamun me sy/Lamtumire o i dashuni, im ate’.Lamtumire o motra ime e dashun e  gjithë farefisi jem’. Pa pasë ndonje faj, ushtria austriake po na ve në plumb!” (L. Nosi  Dokumenta historike për t’i sherbye Historise tonë kombëtare, f 189)

Deri në fund  të jetës se tij Abazi mbeti njeri i ndershëm, patriot e liridashës dhe nuk kurseu as jetën e tij për mbrojtjen e identitetit kombëtar. Mbare Europa e kulturuar u indinjua nga ky akt makabër. Shtypi italian i kohës i kushton tre oficerëve shqiptare editoriale në  të cilët flet për veprimtarinë patriotike  të tyre dhe boton gjithashtu letra  të ardhura nga te, gjitha anët në mbrojtje të aktit  të tyre heroik dhe njëherësh dënon me force prepotencën e oficerit austriak .(AIH.Vlorë,9 shtator l916).

Rrethanat historike  të kulturës shqiptare ishin  të tilla që mbrojtja e një monumenti me tepër se një akt kulturor, ish të një akt patriotik, një sfide e drejtpërdrejt të kundër orvatjeve shkombëtarizuese  të pushtuesve  të ndryshëm e  të qarqeve shovinistë fqinjë. Për veprimtarinë e tij patriotike Abaz Taushani është nderuar nga ta gjitha qeveritë e vendit si  dhe nga  Mbretëria dhe për nder  të tij këndohej një këngë patriotike në shkollat e asaj kohe. Edhe në kohën e monizmit ai dekorohet dhe ky akt patriotik u bë edhe skenar filmi dhe teatri. Në 29 shtator 2012  i jepet medalja: “Për kontributin e shquar në ruajtje  të pasurisë kulturore  të vendit tonë.”

Në Apolloninë e Fierit është ngritur një monument për nder  të tre dëshmorëve që dhanë jetën për mbrojtjen e kulturës shqiptare.

Familja Taushani edhe pas kësaj humbjeje nuk rreshti se punuari për nder e atdhe. Kështu me vonë  kur austriakët kërkuan në Elbasan kuaj për ushtrinë e tyre, Jusuf bej Taushani, xhaxhai i Abazit, nuk ia plotësoi kërkesën dhe për dënim ata ia dogjën shtëpinë. Po kështu përsëri Jusuf bej Taushani e Ismail Xheladin bej Taushani, anëtarë  të nderuar të kësaj familjeje, nënshkruajnë bashkë me patriotë  të tjerë e Aqif Pashë Biçakun (Elbasanin), Aktin e Shpalljes se Pavarësisë së Elbasanit më 25 nëntor 1912.

Isuf bej Taushani (1866-1928), Arkivi Digjital Elbasan

Isuf bej Taushani (1866-1928)

Për veprimtarinë e gjerë politike, ekonomike e patriotike  të kësaj familjeje ka material  të gjerë në Arkivin e Shtetit dhe dokumente historike  të nxjerra me përkushtim nga studiues dhe historianë  të shquar si Lef Nosi, Eqerem bej Vlora, Dhimiter  Shutëriqi, Stavri Naço, Zija Shkodra, Selami Pulaha, e të tjerë.

Në një botim  të dy të më  të zgjeruar do  të paraqesim materiale interesante për anëtarë  të tjerë  të kësaj familjeje  të madhe patriotike që ka shtrirje  të gjerë, nga Elbasani në Ohër, Janinë, Vlorë, Himare Delvine e Gjirokastër.

 

Përgatiti  Xhevahir TAUSHANI