Elbasani është qytet në Shqipërinë e Mesme dhe njëherit është qendër e qarkut dhe rrethit me të njëjtin emër. Ai shtrihet në skajin lindor të fushës shumë pjellore të luginës së lumit Shkumbin, ose në të djathtë të rrjedhjes së mesme të këtij lumi. Qyteti është i qarkuar në lindje nga përroi i Manasderes, në veri dhe veri-perëndim nga kodrat e ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës dhe në jug laget nga ujrat e lumit Shkumbin. Elbasani është i vendosur midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27′, jugore 40° 10′, lindore 20° 34′ dhe perëndimore 19° 03′. Veçoritë klimaterike të kësaj zone janë: dimër i butë e me reshje dhe verë e nxehtë dhe e thatë.

Sipërfaqja: 1.300 hektarë
Popullsia: afërsisht 140.000 banorë
Lartësia mbidetare: 132 metra

 

Në antikitet (deri në shek. V) u emërtua nga pushtuesit romakë me emrin SKAMP, ndërsa nën pushtimin Bizantin gjatë Mesjetës (shek. V deri shek. XV) u njoh me emrin VALM.
Nëpër Elbasan kalonte udha antike e famshme Egnatia e cila i solli këtij qyteti lavdi dhe rrënim. Pas pushtimit nga Perandoria Osmane të trojeve arbërore në Mesjetën e vonë, u rindërtua Kalaja dhe qyteti u quajt prej tyre ELBASAN (v. 1466), toponim që e ruan ende sot.

Mblodhi: Bukurosh Dylgjeri, Elbasan, Mars 2016.