Filip Papajani.

 

Kur të vdes, shokë t’më shtini
N’Elbasȃn afër Shkuminit,
N’hijet t’arrës, vend t’më gjini,
Prand’ t’jet’ drȗja e ullinit.

Mandi, kum’lla dhe qershia;
Për mbi vorr t’ma tundin degën,
Me kto’ bashk’ t’jet’ zerdelia,
T’mos harroni ftun’ dhe shegën.

Kush e di (?) i vdekjes gjumi,
S’do t’më duket fort i rȃndë,
Kur t’këndoj’ prand’ meje lumi;
Dhe kur t’kem pemët prandë.

T’mos vajtoni; s’du’ t’më qani;
Lotë!? vesën derdh mëngjezi;
Zij për mu’ aspak t’mos m’ani,
As njeri kandil t’mos ndezi.

Du’ Zefiri t’më këndoj’ mbi kryet;
Për mbi vorr t’jet’ gjelbësinë;
Rreze t’ȃmbla t’më çojn’ yjet;
T’më m’aj’ hȃna shoqëninë.

M’k’anda t’shof përdit’ agimin,
Për mbi vorr me rreze t’zjarrta,
T’përshëndosh edhe per’ndimin,
Përmbi mal me ‘gjyrna t’arta.

Dhe nga lulet, trȃndafili, 
Për mbi vorr pekulet t’shkundi,
N’kȃng’ e n’valle t’vi bilbili,
Djepn’ e vdekjes t’ma lëkundi.

Për t’mi rujt’ rreshtnat nga era,
Thurni vorrit gardhin t’naltë,
Fort t’mos ndihet vapa, vera,
Shiu i vjeshtës t’mos bȃj baltë.

Për mbi vorr t’mos vini rrasë,
Gurë t’rȃndë t’Elbasȃnit;
Veç kshu’ shkruni n’një dërrasë,
“KTU’ FLE’ LIPI i PAPAJANIT”.

 

Mblodhi: Bukurosh Dylgjeri, Vjersha, fq. 39-40, shtypun në librarinë “Dhori Koti” Korçë, 1922.