Punonin vetëm leshin e dhisë, që bëhej shtëllunga dhe dridhej në çark.

Prodhonin trasta dekorative, hejbe, torba, breza e çorape shumëngjyrëshe, kollana, bishtëza, çulla për vaj, çulla për vaj, çulla për kuaj e tjerë.

Një vend të veçantë zinte prodhimi i mbulesave dhe i shtrojeve si:

Velencat, belcet, thekjet e kuqe me një vijë të zezë anash që dalloheshin për bukurinë dhe qëndryeshmërinë e veçantë.

Kjo zeje ushtrohet nga burrat, por edhe nga gratë, veçanërisht ato të lagjes ”Kala” dhe ”Shënkoll”.

Nga mesi i shek. XIX mjeshtrit dredhaleshë më të përmendur kanë qenë:

Mustafa Çerri, Sulë Hakani, Muç Baholli, Xhemal Bakalli, Demir Kacadej, më vonë Bim Huta, Kamer Huta, Jorgji Gugu, Met Çaushi, Ndin Kela, Mark Kela e të tjerë.

Postoi: Enxhi Dylgjeri, Elbasan, prill 2016.