Më poshtë janë të dhënat e dy dokumentave që gjenden në Arkivin e Stambollit në lidhje me ndërtimin (ose restaurimin) e një xhamie të sulltan Mehmetit në Elbasan. Në dokumentin e tretë flitet për dhënien e një leje për ndërtimin e një xhamie jashtë mureve të kalasë.

Fondi Dosja Xhaketa Data Dokumente Tema
A.{DVNSMHM.d… 23 31 23 tetor 1573 1 Urdhër i sulltanit drejtuar kadinjve të Manastirit dhe Vlorës që t’i dërgojnë Hasan çavushit, ustallarët dhe puntorët që do të duhen për ndërtimin e xhamisë në Elbasan.
A.{DVNSMHM.d… 23 576 3 shkurt 1574 1 Urdhër i sulltanit drejtuar sanxhakbeut të Ohrit që të kap sërish Mustafain dhe Nasuhin, të njohur si bijtë e Mahmudit të cilët janë arratisur nga burgu në Elbasan, ku ishin burgosur për shkak të sherreve dhe trazirave që shkaktonin, si dhe të mbyllen llogaritë e Hasanit, inxhinierit (bina emini) për ndërtimin e xhamisë së sulltan Mehmetit në Elbasan.
İE.EV. 21 2479 22 tetor 1675 1 Parashtresa e Mehmet efendiut, kadi i Elbasanit me shënimin aprovues të sulltanit për leje të ndërtimit të një xhamije përjashta këndit të hendekut të kalasë nga ana e sheh Ibrahim efendit si dhe raportimi se mesxhidi i kullës së kalasë në anë të lagjes Sylejmanije në Elbasan është dëmtuar nga tërmeti i fundit.