Vakfija e Sinan pashës: Vakfi i Sinanudin Jusuf agait (gazi Sinan pasha); i njohur me titullin bejlerbe i Galipolit; përbëhet nga një banesë e madhe dhuruar prej Mehmed bej Isa bej; nga qyteti i Elbasanit; tokat; pronat që i ka dhuruar sulltan Bajezidi II; një tokë shumë e madhe me kufij të përcaktuar qartë në vakfije që gjendet brenda Elbasanit dhe më parë ka qenë pronë e kishës; një kallamishte të madhe që quhet Sazllëk; bjeshkët; hanet e reja që ka ndërtuar përreth Ballëkkapës në Stamboll që kanë shumë dhoma; dyqane dhe ahure; ndërtesa e madhe që ka blerë nga bejlerbeu i Ohrit; Sylejman beu; që ka dhoma; kuzhinë; hamam; ahur dhe sofa; mullinjtë që bleu nga emir Jakup beu në një nahije që varet nga Filipe; dhe punishtja ku përpunohet orizi me vlerë totale 300 mijë akça argjendi i bën vakëf duke qenë ai myteveliu i parë i këtij vakëfi dhe pas vdekjes ia lë kadiut që të emëroj personin më të përshtatshëm për këtë detyrë nga skllevërit e tij që do tu fal lirinë.