Populli i Lumës si ditë të parë të prandëverës njef të 14-tën ditë të Marsit, të cilën e presin me gëzim të math fëmijt e vegjël, me aqë gëzim, sa qi dy javë para bisedojnë pa pra me njani tjetrin për ’të. Nji ditë para, d. m. th. më 13 të Marsit, mbas dite, u lypin cullët nanavet të tyne kumona kuajsh, dhensh e dhijsh, të cilat, të kaluenien prakun e derës, i luejnë, qi të nxjerrin za. Nji, qi nuk ka kumonë, numërohet prej shokëve të vet si i pa gja të gjallë në derë; nuk përbuzet prej tyne, por dallohet në fytyrë se nuk e ka gëzimin e të tjerëvet, të cilët, për ta kënaqë shokun e tyne shpesh herë i apin kumonat e veta.

Fëmijt e lagjeve të katundit e bajnë për t’ u-pjekë te ndonji vënd rrafshinë. Në të tilla vënde më 13 të Marsit mbas dite, përveç tufave të dhënve a të dhijve e përveç grumbujve të lopve a të kuajve, shifën tuba cullësh, djemsh e cucash, gjashtë e deri në trernbëdhetë vjeç e bashkë rne kumonat e shtazëve tingëllojnë edhe ato të fëmijvet. Cullët aty fillojnë e luejnë gjithfarë loinash. Asht nji dëfrim edhe për të mbëdhejt, kur shofin në ndonji anë të livadnif barijtë me shkopij e fyje në dorë e në tjetrën cullët e vegjël, të cilët mbas nj’a nji ore, pikaderdhen pyjevet, tue shkuem fëmijt e çdo shtëpije bashkë. Shpërndahen kështu, për të gjetë grumbuj mizash përdhecke. Në qoftë se ata të nji shtëpije takojnë nië ndonji grumbull mizash, u vikasin shokëve të tyne, qi të mos lodhen tue kërkue atë qi dishërojnë. Fëmijt e çdo shtëpije kanë marrë me vehte nga nji çorap e mbassi t’i mbushin plot e përplot me miza e dhë bashkë, ua apin atyne ma të kujdesshëmvet. Ata ma të mbëdhejt e porosisin shokun e tyne, qi të mos e lëshojë përdhë çorapin me miza e të mos eci teposhtë me të në dorë, se, po të bajë ashtu gjaja e gjallë e asajë shtëpije n’ atë vjetë nuk kanë me pasë shtesë. Marrin në pyje edhe rrëma dushqesh me gjethe të mbëdha e asish me të vogla, d rn. th. çarrmashkull e çarrfenrën, të cilat ua apin ndonjënit, tue e porositë, si atë të mizavet, qi të mos eci teposhtë me to në dorë edhe të mos i lëshojë përdhe, se, po të bajë ashtu, e besojnë se djelmt e shtazët e shtëpisë, nuk kanë me pasë shtesë n’ atë vjetë. Mbasandaj nisen tue i ranë kumonavet edhe mblidhen n’ ate vend, ku patën qenë ma para; aty dëfrehen deri në kohë të mbramjes e pastaj, mbassi të përshendeten me njani tjetrin, shpërdahen, për të shkue te shtëpijat e veta.

Bash kur asht nisë bariu i dhënvet me tufën, kozari me dhijtë e lopari me lopët, për të shkue te shtëpija, atëhere shifen para dyerëve t’oborreve ata grumbuj cullësh, të cilët nuk hyjnë mbrenda pa marrë lejen e të zojës së shtëpisë. Zgjidhet njani prej tyne e t’thotë në derë këto fjalë : — “ Ori e zoja e shtëpisë ! „ E zoja e shtëpisë përgjegjet : “ Ojë “ A jë këtu ? „ E zoja e shtëpisë : “ Këtu jam e pleshta s’ kam, nj’a qi ke ngarkoj e shkoj “. Disa zoja shtëpijet, mbassi e shofin se janë besime të kota, ata qi bajnë cullët për ditën e Verës. nuk u apin përgjegjëje shpejt për së shpejti. Mbassi fëmijt nuk hyjnë mbrenda pa marrë përgjegjëjet e mbeten rne mërdhifë përjashta prakut të derës, të zojat e shtëpijavet shtrëngohen, qi t’ u folin ashtu si dishërojnë loçkat e tyne. Mbassi të hyjnë mbrënda, i vënë më ndonji vënd të naltë gjanat e marruna në pyje. Pastaj marrin druna të gjatë. të cilët i çajnë deri në gjysëm dhe u fusin kashtë të thatë. Tue pasë ata në dorë të ngritun përpjetë, dalin n’arat e ndodhuna rëposhtë shtëpijavet, ku ndezin kashtën; vërehet prej cullëve flaka e sajë, e cila besohet se, sa ma nalt të shkojë, aqë ma e rritëshme ka për t’ u-bamë bima e asajë are atë vjetë e se ka për të dhanë fryte të mjaftueshëm.

Kur barit’ e dhënvet e kozarët e dhijvet i kanë mshelë tufat në vatha e loparët lopët e tyne në burgje, kur bujqit e druvarët janë këthye prej punës, atëhere loçkat e njoma, të pahitun prej të rënmes sa në nji vend në tjetrin. shifen të bamë okol rrotull kolirit të zjarmit. Më 13 të Marsit në mbramjet, te shtëpijat nuk ndigjohet tjetër veçse bisedime të vegjëlish, të cilëve nuk u shkon as buka atë natë prej gëzimit. Disa prej tyne nuk i merr edhe gjumi, se dishërojnë me u çue hejret në të nesërmen. Pra, gjelat ënde s’ kanë fillue me këndue, kur të vegjëlit janë çue prej shtratit. Fëmijt e çdo shtëpije, për të çue prej gjumit moshtarët e tyne, përdorin ujë të ftofët e për të zgjue ata të fqinjëvet, u bijnë kumonavet. Besohet se cullët, e çuëm ma përpara nga të gjithë në ditën e Verës, ua lëshojnë gjumin e pleshtat moshtarëve të tyne, të cilët, me gjithë qi e kanë vumë atë ujë në zjarm, nuk janë zgjue hejret, prej se i ka kapllue gjumi e kështu i ka zanë e vona në shtrat. Para se të jenë çue të parët e shtëpis, futen në burgjet e shtazve femijt e vegjcl, njani prej të cilëve ka çorapin me miza në dorë e tjetri rrëmat e dushkut çarrfëmën. Ua lëshojnë përdhecket nën kambë shtazëve, qi të shtohen si mizat e tokës. I yënë rrëmat e dushkut çarrfemën për dyerët e vathavet të dhënvet të dhijve e n’ ate të burgjeve të lopvet, tue besuem se e shtuemja e tyne ka për t’ u-bamë me fëmna. Ata të çarrmashkullit i vënë te dyerët e dhomavet, në të cilat flëjnë djelmënija, qi të bahet e shtuemja e tyne si gjethet e lisavet.

Bash përthijash çohen prej gjumit nanat, të cilat i veshin me rrobe të reja fëmijt e tyne dhe u apin pëmë të ruejtuna për atë ditë, si molla, arra, ftoj, etj. Cullët, mbassi të hanë mëngjezin, dalin tuba tuba prej shtëpijavet te ndonji livath, edhe thonë : “ Hoj-ara-hoj petulla me voj” aty luejnë shiloras edhe lojën e cingëlit deri në mes- ditë e pastaj shkojnë te shtëpijat. Mbas mesditës mbëlidhen përsëri po n’ ate vënd e dëfrehen përjashta deri në kohe të mbramjes. Kërthijat e njoma, mbassi të shkojnë te shtëpijat fillon me i marrë gjumi, prejse janë lodhë tue bredhë sa në nji anë në tjetrën. Prindët dishërojnë t’ i kenë në tryezë të bukës të vegjëlit e tyne, dëshirojnë ta hanë me to berrin e premë e për ditën e Verës. Shumë cullë e zotnojnë vedin, për mos me i kapllue gjumi deri mbas buket, qi të mos i lëndojnë prindët. Të nesërmen, prej se shkoi dita e Verës, nuk shifet ma ai gëzim i përparëshëm te cullët.

R. Spahiu ’26.