Dhimitër Bardhi është elbasanasi që jetën e tij ia përkushtoi punës për mbarëvajtjen e sporteve në qytetin e Elbasanit. Është lindur dhe rritur në këtë qytet.

Dhimitër Bardhi

Dhimitër Bardhi

Ai është edhe propozuesi e realizuesi i Pallatit të Sportit “Tomor Sinani”.

Pas vitit 1960 ka qenë i liçensuar si gjyqtar për sportin e futbollit.

Për disa kohë ka qenë Kryetar i Komitetit të Sporteve në Elbasan.

Dhimitër Bardhi njihet edhe si botuesi i veprave sportive me foto e fakte, me kujtime dhe hulumtime, me personalitete dhe sportistë që do mbeten të paharruar e të kujtuar nga brezat.

Është autor i disa veprave që shkroi për sportin, shkrime që ua la brezave mbi historikun arshivë të sporteve në Elbasan.

Disa nga veprat e tij janë:

Atletika në Elbasan 1929 – 1999

Basketbolli i Femrave në Elbasan 1947-1997

Futbolli në Elbasan 1913 – 1998

Ata që bënë historinë e futbollit në Elbasan

Mbeti dorëshkrim i papërfunduar Basketbolli për  meshkuj.

Dhimitër Bardhi ishte po ashtu një ndër themeluesit dhe drejtuesit e kombinatit  të drurit, duke bërë edhe specializimet me disa kolegë të tij në Bashkimin Sovjetik para viteve ’60, duke i dhënë këtij kombinati një drejtim të sukeseshëm.

Ai që e bëri të njohur  ishte padyshim sporti, organizmimi dhe drejtimi i tij me një përkushtim të jashëzakonshëm. Nuk kishte ndonjë shkollim për sportin, por kishte vëmendjen dhe dëshirën, kishte seriozitetin dhe orientimin e drejtë në sukesesin e punës.

Fotografitë e mbledhura me shumë mund, përkushtimi për të kërkuar e gjetur gjithçka që lidhet me sportin dhe për të fituar mendimet e çdokujt që ka pasur lidhje të hershme me sportin, kanë qenë cilësi të veçanta të një njeriu që e pa veten më shumë në punën në shërbim të shoqërisë.