Charles Telford Ericson ishte emri i një misionari amerikan, i cili mbërriti në Shqipëri në vitet 1900, në kohën kur akoma sundonte Perandoria Osmane. Qëllimi i ardhjes së tij ishte misioni që i kishte vënë vetes, për të bërë vepra në të mirë të njerëzve.

Charls Telford Ericson

Charls Telford Ericson

Në vitin 1909 ai ishte dëshmitar i ngjarjeve në Elbasan. Duke e parë Elbasanin si një qytet mes veriut e jugut, mes gegëve e toskëve, iu duk i përshtatshëm për të bërë punë misionare, sidomos në arsim. Ericson duket se nuk e kishte menduar që do të qëndronte kaq gjatë e se do të lidhej kaq shumë me qytetin e vendin tonë, aq më pak të kishte menduar peripecitë e vuajtjet  që do të kalonte për gjërat më bazike. Kjo panoramë dukej e çuditëshme në sytë e  një shtetasi  amerikan, qoftë për kushtet në të cilat kishte jetuar më parw, qoftë edhe prej faktit që shtetësia i jepte privilegjin të mos ishte nën sundim.

Pasi kishte kaluar kohë në qytete të ndryshme të vendit dhe ishte njohur me situatën në të cilën ndodhej, në vitin 1909 Ericson mbërrin në Elbasan. Ndër personat e parë që takoi, me të cilin mbajti kontakte sistematike, ishte atdhetari Lef Nosi. Ericson mendonte që me të mund të bënin “punë të mëdha”, dhe me punë të mëdha ai i referohej së pari hapjes së një shkolle, të cilën kishte kohë që e mendonte. Peripecitë nëpër të cilat kaloi jo vetëm ai, por edhe familja e tij, me dëshirën e madhe për të hapur një shkollës shqipe, pse jo edhe ndonjë spital apo klinikë, e vinin shpeshherë në dyshime Ericson-in nëse po bënte atë që duhej dhe a ia vlente e gjithë kjo saktificë. Dyshimet nuk e mposhtën.

Situata e zakonshme e këtyre viteve në Elbasan ishte e mbushur me kontrolle të rrepta ushtarësh turq, kushte të vëshira jetese dhe mungesa e nevojave më bazike, keqtrajtimet dhe presionet e formave të ndryshme të osmanëve kundrejt elbasanasve, sidomos patriotëve. Por brenda kësaj çështja që kërkonte zgjidhje urgjente, ajo më e nevojshmja dukej se ishte beteja për alfabetin në Elbasan dhe hapja e një shkolle shqipe. Këtu Ericson flet për një tubim  të bërë në Elbasan, si kundër-përgjigje të një tjetër tubimi të bërë nga osmanët. Ai rrëfen nga kujtimet e tij një fjalim të mbajtur nga Dervish bej Biçakçiu, që ka lënë përshtypje tek ai dhe tek të pranishmit, fjalim ky që kërkonte të nxiste zgjimin e reagimin qytetar.

Pavarsisht çdo gjëje Ericson-i e kishte të qartë qëllimin e tij dhe ishte fokusuar me të gjithë forcat në realizimin e tij. Gjatë gjithë kohës mundohej të mblidhte fonde nga ku të mundej, për hapjen e një shkolle në Elbasan. Kërkonte fonde nga Amerika dhe nga misionarët e tjerë amerikanë, që si ai jetonin në qytete të tjera si Ohri etj. U mundua gjithashtu të krijonte mbështetjen edhe të atdhetarëve e patriotëve tanë, të cilët u treguan të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre.

Pengesat për hapjen e shkollës ishin të mëdha, duke filluar me gjetjen e fondeve, peripecitë që shkaktonin osmanët, pronarët e tokave që i kishin çmimet shumë të larta, mbështetja e njerëzve etj. Ericson sërish nuk u ndal dhe i bëri ballë me dinjitet të gjithave. Ndër të paktë njerëzit që iu  gjendën gjithmonë pranë dhe që e ndihmuan edhe për hapjen e shkollës ishte edhe Lef Nosi, për të cilin gëzonte një respekt të veçantë. Përmes tij njohu atë edhe emra të tjerë me goxha influencë siç ishin: Aqif Pashë Elbasani, Luigj Gurakuqi, Shefqet Vërlaci etj.

Përpjekjet për hapjen e shkollës i kushtuan shumë Ericson-it, i cili nuk krijoi aspak përshtypje të mirë tek osmanët, të cilët e transferuan nga Elbasani në Manastir. U rikthye sërish në Elbasan, në vitin 1911, por edhe këtë herë peripecitë ishin të mëdha. Pas bisedave me bejlerët e Elbasanit, korrespondecën me ambasadat, presionin nga autoritetet osmane, gjithçka që arriti Ericson ishte përdorimi i një pjese të shtëpisë së tij për shkollë djemsh, duke marrë mësues nga shkolla ortodokse greke, që mësonin gjuhë dhe histori.

Edhe pas shpalljes së Pavarësisë, kur dukej se situata do të përmirësohej, pushtuesit serbë në Elbasan nuk u sollën mirë me Ericson-in dhe familjen e tij, duke i dëbuar ata për së dyti nga Elbasani.

Për pushtimin serb në Elbasan dhe situatën e qytetit ai shkroi në gazetat më të dëgjuara të kohës si “The Ekonomist”, u drejtoi letra edhe autoriteteve më të larta dhe ambasadorëve të shteteve të tjera Europiane.

Kontributi i këtij predikuesi e misionari protestant, ishte më i gjërë se kaq. Ai luajti për Shqipërinë dhe Elbasanin rolin e një diplomati, edukatori e poeti, i cili u përpoq me shpirt të ndihmonte shqiptarët, edhe pse jo gjithçka varej nga ai.

Kopertina e librit "Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri - Mal Berisha

Kopertina e librit “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri” – Mal Berisha

Gjatë rrugës së mundimëshme të tij dhe pikëllimit që ndjente, kishte arritur deri aty sa të ndjente edhe neveri për veten. E mes gjithë këtij kaosi ai merrte mbështetje nga fjalët e dashamirësve të tij. Ericson kujton e përmend fjalët që Aqif Pashë Elbasani i kishte thënë:

“Unë e di se ju keni ardhur në Shqipëri për të bërë punë të mira, për t’i edukuar shqiptarët dhe aftësuar ata që të jenë më pak fanatikë dhe të urrehen më pak me njëri -tjetrin. Nëse ju do t’ia arrini kësaj, ne mund t’ia dalim të zgjidhim problemin më të madh që ka kombi ynë. T’ u jepet shqiptarëve vetëm një fe, dhe kështu të bashkohen në një vëllazëri shpirtërore. Por, për të arritur këtë, ju duhet të përfitoni nga rasti i kësaj mundësie të jashtëzakonshme që na është dhënë në këtë kohë që po flasim, kur udhëheqësit tanë kudo që janë, e dinë nevojën e menjëhershme dhe janë përgatitur të punojnë dhe sakrifikojnë për të. Do të ishim të pashpresë nëse presim që cilado prej tri feve të vjetra që gjenden këtu, ajo muhamedane, e krishterë romake apo ajo ortodokse, të përfshijë dy të tjerat dhe shqiptarët të bashkohen në një fe të vetme.

Protestantizmi mund ta mundësojë këtë, sepse ai është i lirë nga këto pengesa dhe nxit arsimin, përparimin, lirinë politike dhe fetare, drejtësinë shoqërore, të gjitha këto që neve na nevojiten kaq shumë dhe që ne i ëndërrojmë e i dëshirojmë kaq shumë. Por ju duhet ti bindeni maksimës amerikane: “Koha është flori”. Nëse ndodh ndonjëherë kjo do të merrte shumë kohë”.

Lef Nosi, pjesëtar i Kishës Ortodokse Greke i kishte thënë:

“Ne e dimë që ju e keni barin e duhur shërues, që po t’i jepet popullit tonë, do t’ia shpëtojë jetën. Por çfarë po bëni ju për këtë? Ju vetëm sa na e tregoni atë. Kur ju kërkojmë ta hapni dhe të na e jepni ta pimë, ju na thoni: “Prisni pak, se ende nuk jemi gati”. Ne po vdesim. Nëse vërtetë na doni dhe nëse doni të na ruani, hapeni barin shërues të sëmundjes dhe na shëroni. Nëse nuk e bëni këtë, ju lutem, na lini të provojmë diçka tjetër ose na lini të vdesim në paqe”.

Ericson e shihte te shihte të pamundur bashkimin e tri feve në një, për shkak të degradimit të situatës deri në gjakderdhje, të devizës së frikshme të Perandorisë Osmane, të propagandës greke e rivalitetit austriako – italian.

Asnjëherë nuk reshti së hequri dorë nga ëndrra për ndërtimin e një shkolle, e cila u bë e mundur me ndihmën edhe të atdhetarëve shqiptarë, të cilët kishin arritur të merrnin një premtim nga xhonturqit. U mor një shtëpi beu me qera dhe u mblodhën fonde për shkollën. Mësuesit që mësuan shqipen u morën nga të katërta anët e vendit dhe nga shkolla Normale po ashtu. Të gjithë atdhetarët shqiptarë ndihmuan për hapjen e shkollës së djemve, madje edhe Federata Pan-Shqiptare Vatra. Kontribut dhe edhe Kristo Dako, por edhe multigrafët që shumëfishuan tekstet për të mësuar shqip. Fatkeqësisht kjo shkollë nuk mbeti shumë gjatë hapur, sepse qeveria turke kishte nevojë për depo baruti dhe sikur të mos i kishte mbetur vend tjetër, mbylli shkollën e hapi në të depo baruti.

Charles Telford Ericson kujtohet si misionari amerikane, që përpos vështirësive, kurrë nuk hoqi dorë së bëri mirë për kombin tonë.