Atdheu âsht vendi që shef, ai vent që të rriti e të veshi, âsht ara, shtëpija, drutë që janë rreth teje, gocat që po bredhin atje poshtë tyke qeshë, gjânat që ti ke dashë, këto janë Atdheu. Kanunet që të mprojnë, buka që ti fiton me djersën t’ate, kuvendi që bân me shokët e tu, gëzimi e hidhnimi që të shkaktojnë njerzit e sendet që pjekin me ty, të gjitha këto janë Atdheu. Dhoma e vogël ku ke parë nji herë të t’amë, kujtimi që të ka lânë ajo, toka ku pushojnë rreshtat e saj, këto janë Atdheu. Kudo e shef Atdhenë, e kudo e ndin. Shko nëpër ment të drejtat edhe detyrat që ke, dëshirat e nevojat e tuja, kujtimet edhe mirënjoftësinë t’ate, jep-u këtyne të gjithave nji emën edhe do të shofish se ky emën âsht Atdheu. Atdheu âsht nji fëmijë e madhe, âsht pjesa e botës, në të cilën Zoti na ka ngulë trupin e shpirtin t’onë.

Mblodhi: Bukurosh Dylgjeri, maj 2014 nga “KOPËSHTI LETRAR”, Elbasan, Qershuer 1919, N.11, fq. 10, botues Lef Nossi.