Hyqmet Zane – Jam me zotin Naim Kacollja. Nje berber i vjetër, që është një nga elbasanasit që ka shumë histori në lidhje me ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur dhe sidomos rreth Isuf Myzyrit. Pra si e njeh Isuf Myzyrin?

Naim Kacollja – Unë Isuf Myzyrin e njoh për njeri të madh, të paarritshëm.

H. Z – Pse?

N. K – Usta Isufi nuk dinte të shkruante. Ai ka pasur një çun, ishte ku e ku më i vogël se ustai, ka qenë këpucar ai, Xhemal Braçja, që ia këndonte këngët në origjinal dhe e mbante afër . Ustai, kur nxirrte ndonjë këngë, i thoshte, “çun merr kalemin”, se nuk dinte të shkruante. Sot kanë kaq vjet, një shekull, mbas asaj, sot del në skenë e këndon ndonjë grua, gocë apo burrë, del spikeri dhe thotë këndon filani, teksti filani, muzika filani; tre vetë me një këngë. Ai (Isuf Myzyri) i bënte të gjitha vetë. Është i paarritshëm.

H. Z – Ka histori që në Elbasan është bërë qejf e aheng. Ku e bënin?

N. K – Qejfin e bëshin te Burimi i Bangës, te Kroi i Kalit, te Ullini i Qefit, te Çarja e Myzyrit. Çarja e Myzyrit ka qënë aty te shtëpiat e Filip Haskës, nga rruga që hyn në spital, drejt në krah të djathtë, aty ka qënë. Kam qenë i vogël unë dhe luanim me top. Një herë kishin lënë takim, se dilshin për qejf, për të kënduar, për aheng, pinin sigurisht dhe ndonjë gotë, me të atin e Met Lashit. Met Lashin e ke pas njoft ti, Mahmut Ashiku i thonin. Mirëpo Ustai ishte korrekt shumë, në muhabet dhe në takime. Ishte shumë i saktë. Po ti dilje fjalës, të merrte zët. Unë e kam njohur Ustanë nga ’54-tra e ’55-sa, kalonte te lagja, se aty e kisha edhe unë shtëpinë dhe thoshim :”Uuu po kalon Ustai!”. Njeri i rrallë…..
E kishin lënë në orën 10 do takohemi e do shkojmë të bëjmë qejf nëpër pikat e qejfit që kishte Elbasani. Mirëpo ai u vonua. Ai shikoi orën dhe shkoi ora 10, nuk po vinte, 10 e dy, dhjetë e tre, dhjetë e pesë, dhjetë e shtatë, dhjetë e tetë , dhjetë e dhjetë. ban ballë Mahmut Ashiku (Lashi) që thamë.. Ustai aty për aty, nxorri bejte për Mahmutin:

“Burr i mir dhe bujar
Më dha fjalën dhe më iku (më dha fjalën e nuk më erdhi në orar)
Për rrena i ka shokt e rrall
N’Elbasan Mahmut Ashiku”.

Se ka qenë edhe Mustafa Bodini. Po Mustafa Bodini ia pat dedikuar gruas këngët, të gjitha; kurse ky babait të Teqes së Madhe. E kam dëgjuar nga të vjetrit se njëfarë kohe babai e largoi nga teqja. Mirëpo ky bënte shumë pas teqes dhe bektashizmit, linte kokën pas teqes. Një ditë ishte koha e mirë, në fushë të teqes, duke nejt para teqes nxorri këngën:

“Çu dëshirush me t’pa ty /
fytyrën tate mre xhanan /
u ba shum që s’jemi pa /
kaqi kohë kaq zaman /
unë mbas teje çu bash harap/
fati im qeka gremis /
për ty po qaj ditë e natë /
trandafil”

H. Z – Më kanë thënë që është një histori e veçantë në marrëdhëniet me naltmadhërinë e tij, Mbretin Zog. Çfarë kujton nga kjo?

N. K – Pati ditëlindjen Nalmadhënia e Tij Mbreti Zog I dhe të gjithë i dërgonin peshqeshe, me aq sa kishin mundësi. Edhe Usta Isufi i dërgoi një letër përshëndetje dhe në fund i shkroi vargjet :

“Nga valvi jam hollë, /
dhe nga mosha pleqni /
kam met ne pa shkollë /
na fal kusuret Naltmadhni / .

E kishte parë Mbreti Zog, siç kam dëgjuar pleqtë, se unë nuk e mbaj mend kohën e Zogut.

H. Z – Dhe Naltmadhnia çfarë i dërgon?

N. K – Naltmadhnia i dërgon para..

H. Z – Çfarë ndodhi, se i pa që i kishin ngacmuar lekët?

N. K – Nuk ia dhanë. Ose më duket që i ktheu. I vajti lajmi Zogut.

H. Z– Po si ia ktheu përgjigjen për lekët Dajë Isufi? Se i dërgoi ca bejte, ia ktheu përgjigjen që nuk i erdhën në dorë, më duket.

N. K – Kjo nuk më kujtohet. Por e di që Zogu e mori vesh dhe i solli prapë.

Ka pasur një Met Gurra, i ati i Halilit, ka qenë daja Ali Zena, ka qenë edhe Myrt Graceni. Myrta ka hyrë dhandërr në atë shtëpi, te Baramajt. Dhe ai sillte rrush. Doja të blija unë dhe ai tregonte. “Ishim njëherë, Naim, – tregonte –duke pirë e duke kënduar. Mbaruam, qetësi. Aty për aty Ustai nxorri bejten.

“Thotë Isufi /
qëndroni burra /
se kasollen e run qeni /
Ali Zena me burra /
aty qe ne Myrt Graceni.”

“Ku ta gjej nji mik të mirë /
të më dojë e ta dua /
të qaj hallet, të qaj dertet /
mos shkoj i dëshiruar”.

H. Z – Faleminderit.