Shumë elbasanas në kohën e Mbretërisë Shqiptare të Ahmet Zogut patën mundësi që të shkonin veçanërisht në Itali për studime dhe shumë herë për tregëti.

Në foton e paraqitur të vitit 1942 ku është prezent Besim Qorri, student në Universitetin Dante Aligeri të Firences (Itali) dhe Xhaferr Mehja, një investitor bashkëpunues me tregtarët elbasanas dhe ata italianë, flet për angazhimin dhe dëshirën e qytetarëve të Elbasanit për zhvillimin e qytetit.

Besim Qorri, mbetet modeli i studentit që jo vetëm ishte i shkëlqyer në mësime, por diplomimin e tij e bëri me librin ”Shqipëria e vërtetë”, ku për herë të parë në mënyrë të përmbledhur u bë një demonstrim i fakteve historike të territoreve shqiptare dhe të popullsive të saj shqipfolëse.

Ndërsa Xhaferr Mehja është njeriu me shpirt tregtari që e kuptonte shumë mirë nevojën e investimeve në Elbasan, që qyteti të mund të merte një zhvillim perëndimor, përmes investimeve në biznese të ndryshme.

Besim Qorri (majtas) dhe Xhaferr Mehja i ardhur nga Italia për të investuar, 1942, Arkivi Digjital Elbasan

Besim Qorri (majtas) dhe Xhaferr Mehja i ardhur nga Italia për të investuar, 1942