1943, Elbasan, Berberë elbasanas para dyqanit të tyre , Arkivi Digjital Elbasan

1943, Elbasan, Berberë elbasanas para dyqanit të tyre

(Sipas të thënave nga berberi Naim Kacollja)

Berber është një nga zanatet e vjetër të Elbasanit. Këtë zanat e ushtronin muslimanët, por kishte tek-tuk edhe ndonjë ortodoks. Është e vështirë të thuhet se kush ka qenë berberi i parë në qytet.

Berberët kanë qenë zanatalinj me titullin “esnafë”, kanë qenë njerëz të ndershëm dhe që bënin muhabete burrash, sepse ata bisedonin me shumë njerëz dhe dëgjonin histori të ndryshme.

Në shumicën e rasteve në kohën e punës berberët nuk pinin asnjë loloj pije alkolike. Siç ishte populli i Elbasanit, ashtu ishin edhe berberët në cilësitë e tyre, të urtë, të ndërgjegjshëm, seriozë dhe me humor. Ata dëgjonin biseda dhe humore nga çdo njeroi dhe sikur ditë pas dite të mbanin mend fjalët e reja apo historitë që dëgjonin, ata krijonin biseda të rëndësishme.

Një berber kalonte në ditë rreth 30 njerëz në 8 orë punë sepse berberët punonin me orar dhe e bëninin ndonjë pushim në drekë.

1978, Elbasan, Berberi Naim Kacollja në dyqanin e tij, Arkivi Digjital Elbasan

1978, Elbasan, Berberi Naim Kacollja në dyqanin e tij

Gjatë shekullit të kaluar në vitet ’20 mbahen mend berberë si:

Ibrahim Hajdari që më pas zanatin ia morën edhe edjemtë Kamer dhe Sali Hajdari, që e kanë pasur dyqanin tek Rruga e Maxharit, që mendohet se kanë qenë dyqane dhe lokale hungareze, përballë sahatit.

Hasan Hajdari dhe djemtë e tij Ali Hajdari dhe Muharrem Hajdari

Ismail hajdari dhe djali i tij Musa Hajdari, që e kanë pasur dyqanin prapa turizmit.

Sabri Lolja, që ka pas djem Ahmet dhe Hysen Lolja, gjithashtu berberë, që e kanë pasur dyqanin përballë klubit Labinoti.

Qazim Ruspi

Demir Molloholli, e ka pas dyqanin te porta e kalasë ku kanë qenë dyqanet që tanimë nuk janë.

– Ramazan Gurakuqi, e ka pas dyqanin tek rruica që të çon tek sporti i vjetër, pasi kalon turizmin e vjetër.

Arif Kodra, fillimisht ka punuar në Gostimë, më pas në Elbasan

Rrapush Shingjergji

– Emin leksi dhe djemtë e tij Bashkimi, Naimi dhe Fatmiri që e kanë pasur dyqanin tek markata e vjetër

Petrit Karkini

Tahir Selita, dhe i biri Gëzimi

Ali Kongoli  (po Mehmet Kongoli ?)

Ali Isai, ka qenë berber në Kala

– Mustafa Mazhi, që ka punuar në cerrik

– Tomor Mani që ka punuar në cerrik dhe i biri Alberti në Elbasan.