Behxhet Hydi (1877-1946), Arkivi Digjital Elbasan

Behxhet Hydi (1877-1946)

Lindi në familjen e madhe të Biçakçinjve në Elbasan, nga prindërit Isuf dhe Mynyre Biçaku. Në fund të viteve 1800 bashkë me Qazimin djalin e axhës , morën mbiemrin Hydi, në kujtim të gjyshit të tyre Hydaverdi Biçaku. Në vitin 1912 së bashku me kushëririn e vet Dervish Biçaku, akomoduan në çifligjet e tyre në Çermë-Biçak, Ismail Qemalin në rrugëtimin drejt Vlorës, me delegatët e shpalljes së pavarësisë të shoqëruar nga Qemal Karaosmani. Behxheti në vitin 1925 do të zgjidhej deputet nga qarku i Elbasanit, dhe ishte I pari që ngriti zërin kundër një monarkie që po instalohej. Ishte Ahmet Zogu ai që do ta kërcenonte duke I thënë :”Vecse jemi tanët, po ta tregoja unë qejfin ty” (Zogu kishte krushqi me Bicakçinjtë). Në ato vite bejlerët e Elbasanit me Shefqet Vërlacin ne krye, ishin blloku me I fuqishëm në Shqipëri dhe do ta kundershtonin shumë, vet shpalljen e monarkisë nga Ahmet Zogu. Gjatë kohës së luftës ai ishte kundër çdo okupimi te huaj, duke strehuar edhe partizanë si Qamil Poda etj, në shtëpinë e tij ( ish lulishtja e portokalltave ). Në vitin 1944 Behxheti ikën ne Itali duke e paranderë, se këtu mund te ndodhte gjithçka. Pas disa muajsh afrohet në Bari me qëllim të kthehej në atdhe, por atje një I njohur nga Elbasani, i thotë se gjendja ne Shqipëri është e vështire dhe nuk duhet te kthehesh. Në vitin 1946 ndërron jetë ne Itali, i vetmuar dhe i shkëputur nga familja.