Baki Kongoli

Baki Kongoli

Lindi në Elbasan në vitin 1913. U arsimua në shkollën Normale, ku mësoi edhe violinën dhe më pas filloi të punojë mësues në Lushnje, Fier e Korçë.

Në vitin 1937 mbaroi Konservatorin e Pavios në Torino për violinë. Këtu ai mori njohuri  të gjithanshme muzikore si në: kompozicion, orkestracion, histori arti etj, që formuan figurën e tij të një muzikanti e krijuesi të vërtetë.

Punoi për një farë kohe në Shkollën Normale.

Në vitin 1947 u punësua në Ministrinë e Kulturës në Tiranë. Pas vitit 1950 ai kushtoi rëndësi krijimtarisë së tij. Ka shkruar këngët e njohura si: “Vajza e Kombinatit”, ” Tangoja shqiptare” etj. Muzikanti i talentuar Baki Kongoli ka lënë pas një krijimtari prej 200 këngësh popullore dhe dy operash.

Është kujdesur veçanërisht për krijimin e institucioneve muzikore si: sektorin e muzikës në Radio Tirana, orekstrën sinfonike të Tiranës, sektorin e muzikës në Komitetin e Kulturës dhe Arteve në Ministri, Filarmoninë e Tiranës, të Teatrit të Operas dhe Baletit, Konservatorit Shtetëror. Gjithmonë gjeti hapsira për të angazhuar edhe instrumentistë të tjerë elbasanas.

Baki Kongoli njihte shumë mirë këngët dhe vallet popullore të Trevës së Elbasanit.  Ishte një nga themeluesit e Festivalit Folklorik Kombëtar.  Punoi në Lidhjen e shkrimtarëve dhe artistëve. Ishte për disa kohë Zv/Drejtor në Institutin e Folklorit.

Baki Kongoli u nda nga jeta në 4 gusht të vitit 1980.