Në folklorin shqiptar, bajlozi i zi është një gjetje mitike mesjetare, figurë e urryer që nënkupton një përbindësh i cili del papritur nga deti dhe shkreton, djeg dhe vret gjithçka që i del përpara.
Jo fare rastësisht bajlozi është mveshur me ngjyrën e zezë, pikërisht për shkak të zisë që ai mbjell.
Ja çfarë thuhet për bajlozin e zi në Wikipedia-The Free Encyclopedia: “Bajlozi përfaqëson okupatorin në folklorin shqiptar. Ai zakonisht vjen nga deti në mënyrë që të sjellë shkatërrimin dhe shtypjen ndaj popullit. Bajlozi gjithmonë imponon taksat mbi njerëzit e thjeshtë dhe në qoftë se ata nuk paguajnë, ai i detyron ata që të heqin dorë nga shtëpia e tyre apo gratë e tyre. Megjithatë, ai është i sfiduar gjithmonë në duel me një hero lokal i cili në fund e mposht atë”.
Por çdo të thotë bajloz, cili është kuptimi i kësaj fjale?
Siç dihet, në Mesjetë përfaqsitë tregtare të Republikës së Shën Markut (Venedikut) ishin shtrirë përgjatë gjithë brigjeve të Mesdheut dhe luanin një rol mjaft të fuqishën në tregtinë dhe shkëmbimin e mallrave. Anijet e flotave veneciane lundronin lirshëm në ujrat e Gadishullit Ilirik, Afrikës Veriore, Azisë së Vogël etj. Në të gjithë këto brigje ata kishin ngritur kolonitë e tyre, si dhe infrastrukturën e duhur tregtare (përfaqsitë, zyra doganore, bankat, zyrat e mbledhjes së taksave, kishat, kështjellat etj).
Pikërisht, këto përfaqsi tregtare venedikase quheshin –bajle-, ndërsa nëpunësit e këtyre përfaqsive quheshin –bajlozë-.
Këto zyra apo përfaqsi tregtare veneciane ndiqnin politika financiare spekulante dhe shpesh zhvatëse ndaj njerëzve të thjeshtë. Shpesh gjindja detyrohej të paguante shumë shtrenjtë për mallrat e tyre, apo pagesën e kredive. Prandaj, nëpunësi apo taksidari venedikas ishte Bajlozi i Zi për hallexhiun.

Përgatiti: B. Dylgjeri, Elbasan, Prill 2015.