Si për endjen e pëlhurave të mëndafshta, ashtu dhe atyre prej pambuku, në Elbasan është përdorur avlemendi horizontal i njohur me emrin vegjë.

Fazën më të zhvilluar të kësaj vegle e përfaqësoi avlemedsi në dy shula, i cili zëvendësoi atë me mbajtës, që nuk ishte praktik.

Në Elbasan për pjesë të veçanta të vegjës u përdoren emërtimet e mëposhtme:

-Dërrasa ku ulej endësja quhej – shkem.

-Dy bazamentet ku mbështeteshin pjesët e avelmendit- Kama.

-Dy trungjet e sipërm ku vareshin pjesët e lëvizshme – shpatulla.

-Pjesët e tjera janë –Dhamt–  dhe ‘- tefet me liqte.

-Për pedalet, që bëjnë ndërrimin e liqve përdorej fjala – Kamestra.

-Boshtet e vegjël që mbështillnin fijet që kalonin për së gjëri quheshin – Druga.

-Shuli i pasëm quhej shuli– i Mram  (i mbrapmi).

-Emërtimet e tjera ishin të afërta për treva të ndryshme.

Termat e përdorura për emërtimin e fijeve për së gjati, quheshin ”Maja” dhe ato që kalonin majtas e djathtas i quanin ”In”  (Ind).

Prodhimi i pëlhurave të mëndafshta, qendisja e elementëve të veshjes dhe sendeve të tjera prej mëndafshi, ishin zeje mjaft të përhapura që ushtroheshin me burim e mjeshtëri të rrallë nga gratë e vajzat elbasanase.

Postoi: E. Dylgjeri, Elbasan, prill 2016.