Elbasani është qyteti që ka jo vetëm histori, por ka nxjerrë edhe personalitete, në kohë të ndryshme dhe në specialitete të ndryshëm. Një e tillë është edhe Athina Marku, që para pak kohësh ndërroi jetë. E njohur në opinionin publik si njëra nga mamitë  e para të qytetit, së bashku me disa të tjera, zonja Athina ka mbetur në kujtesë edhe si një modeliste e rrobaqepëse sepse i punonte mendja dhe shpirti i këndonte vazhdimisht.

Edhe pse ishte në moshën  97-të vjeçare, ajo vazhdoi të përdorte makinën qepëse “Baterfly”, si shpëtimtarja e familjes në kohë të vështira. Gjthnjë me këngë në gojë duke qepur gjëra të vogla, por që e bënin të lumtur dhe i jepnin motiv për ditët e zakonshme.

Të qenurit një mami që ka lidhje me jetët e nënave dhe të trashëgimtarëve të tyre dhe fakti që ajo ishte edhe një rrobaqepëse e talentuar që gjithnjë e shikoje me këngë në gojë, të bën të mëndosh për një intelektuale që i punonte shpirti dhe ishte e papërsëritshme në karakterin e një gruaje kalajse që di të vlersojë mirësitë e jetës.

Athina Marku i kaloi të gjitha periudhat e sistemeve që kanë shoqëruar këtë vend në këto 100 vjet dhe rezervonte një kujtesë fantastike dhe kishte se çfarë të tregonte për jetën e saj.

E mbetur jetime në vogëli, u përplas nga fati në shumë vështirësi por me forcën e saj ajo thoshte se ia kishte dalë të mposhtë shumë pengesa që e bënë më të fortë. Athinaja ka qëndruar për një kohë relativisht të gjatë si rrobaqepëse në Strehën Vorfnore në periudhën e Mbretërisë së Zogut. Jetime, pa strehë dhe ushqim, ajo i shërbeu fëmijëve të kësaj qendre që në atë kohë drejtohej nga një grua e fisit të famshëm Frashëri. Athinaja tregonte se Shqipëria ishte në varfëri, por jetimet trajtoheshin më mirë se kushdo. Ata kishin një shërbim mjaft të kujdesshëm dhe mernin zanate që të bëheshin të zotë të vetes.

Athinaja ishte një shembull i luftës së një gruaje që pavarësisht kohërave që jetoi, mundi të ruante pasionet e saj, të jetë një stërgjyshe e lumtur dhe të vazhdonte të punonte në makinën qepëse mes këngës dhe dëshirës për të triumfuar mbi moshën dhe pleqërinë në prag të një shekull jetë.

Copëza të jetës së Athina Markut :

Lindi në fshatin Grapsh të Devollit pranë Korçës përjetoi vdekjen e Babait në fëmijëri e po kështu edhe të vëllait të madh që kishte shkuar në kurbet në Greqi. Nëna mbeti vetëm me tre fëmijë të vegjël dhe u detyrua të shkonte në Korçë. Në vendin ku u vendosëm kishim afër Mitropolinë, por edhe shtëpinë e Mihal Gramenos i cili kishte për grua motrën e gruas së dr. Stiliano Nosit nga familia e Nosit të Elbasanit. Nëna vendosi të martonte vajzën e madhe në Elbasan edhe pse ishte 15 vjeç me një djalë tek Papa Nikollat, të lidhur me familjen Nosi. Pasi pyet Mitropolitin e kohës, Visarion Xhuvanin i cili e aprovon këtë martesë, vendos që e motra të martohet ndërsa Athinanë dhe vellain e vogel i çoi në jetimore.

Vëllai ishte 5 vjeç, Athinaja 8-9 vjeç. Për shkak se u sëmur nga malarja, motra e merr në Elbasan e pasi u shërua, e futi në shkollë. Ishte shumë mirë me mësime dhe për një vit mori dy klasa. Në bangë ishte me të bijën e Shefqet Vërlacit, Mejtapin. Ajo ishte shumë e hedhur. Ajo u lidh shumë me Athinanë. Duke qëndruar tek motra, filloi të punojë në rrobaqepësinë e hapur nga e shoqja e Vërlacit me përgjegjëse një italiane. Ka filluar të qepë që në moshën 10-12 vjeçare. E ëma e Robert Zhvarcit i ka mësuar punën e dorës. Copat që tepronin mi jepte dhe Athinaja ia vishte fëmijëve të motrës si fëmijë mbreti. Ndërkohë vazhdoi shkollën deri në Normale. Kishte marrë pjesë në shume shfaqje teatrore dhe këndonte. Ka kënduar një këngë me Baki Kongolin, ai me violinë e Athinaja me solo duke qëndruar pas perdes së ishte turp të dilte e në skenë në atë kohë.

Prej halleve e la shkollën Normale të pambaruar dhe shkoi të punojë në rrobaqepsinë e italianes në Tiranë. Një ditë shkoi në spitalin e Kryqit të Kuq pasi ishte e sëmurë nga raumatizma. Aty doktori i mbretit, një italian mjaft i zoti i dha një letër për shtrim, dhe kur shkoi tek Strehëza Vorfnore vendosi të kthehehej dhe i kërkoi drejtorit ta strehonte ose ta punësonte si rrobaqepëse pasi ishte jetime e kishte nevojë. Drejtori i atëhershëm i dha një letër që të punësohej si rrobaqepëse. Si ju duk puna në jetimore?

Streha Vorfnore drejtohej nga Mepare Frashëri nga fisi i Frashërllinjve të Përmetit, e cila kishte mbaruar në Stamboll. Ajo ishte një grua e zonja dhe kujdesej shumë për jetimët. Athinaja i arnonte, i qepte, i vishte dhe kujdesej që çdo gjë të ishte në rregull. Fëmijët e jetimores kishin kushte të mira aq sa nuk i kishte parë as në konviktet e Italisë ato kushte.

Në atë kohë Streha kishte një çiflig në Xhafëzotaj, nga ku furnizohej me ushqime dhe mësonin zanate e profesione djemtë e vajzat. Të gjitha vajzat merrnin zanate të qëndistarisë, rrobaqepsisë, mësuesi, etj.

Pasi u kthye në Elbasan, u fejua me një djalë, fis i familjes së burrit te motrës, edhe ai e zoteronte profesionin e rrobaqepësit . Ishte koha e pushtimit italian. Makinën qepëse e mori me këste dhe hapi dyqan. Italianët prunë plaçkë të madhe dhe kishte bollëk. Shpëtoi nga varësia nga të tjerët dhe filloi të punoë për vete.

Në atë kohë doli në gazetë që duheshin 45 femra për të studiuar dhe specializuar në Itali. Fitoi bursën bashkë me një shoqe tejtër nga Elbasnai në fund mori vlerësim maksimal. Studimet i kreu ne Universitetin Gjinekologjik te Kamerinos pranë Civita Vechias me pedagogët më të mirë të atjeshëm dhe nga Roma. Pasi kreu studimet, diplomohen nga Universiteti me një diplomë “Buona per Albania” edhe për arsye sepse nuk e kishin të plotë studimet e shkollës së mesme. Në kohën e pushtimit të italianëve u hapën rrugët edhe me Kosovën e si shumë elbasanas emërohen në Maqedoni. Punoi atje dhe shqiptarët i mbanin shumë mirë, jo vetëm myslimanë, por edhe kristianë deri kur edhe atje u ashpërsua lufta dhe ikën.

Gjermanët ishin të egër dhe disa herë kemi qenë në vështirësi. Pas çlirimit fillova punë në Elbasan. Ka punuar në çdo cep të Elbasanit. Nuk ka lënë fshat pa shkelur. Kudo që kanë lindur fëmijë ka udhëtuar duke filluar nga Cermenika, Peqini, Dumrea, Shpati, Kërraba, Mamëli, etj.

Ashtu siç ka qenë një mami e përkushtuar pë jetët  e nënave dhe fëmijëve, Athina Marku edhe ka qepur të gjitha llojet e veshjeve. Nuk i dilte pensioni e kështu mundohej të qepte dhe të këndonte me shprit se kishte lindur mes vështirësive dhe jetoi mes vështirësive dhe la një familje me një realitet dinjitoz që e vlerëson dhe e çmon virtytin e saj.