Astrit Bishqemi

Astrit Bishqemi

Dhe botimet nuk kanë të sosur. Këto fjalë mund të thuhen për shkrimtarin dhe studiuesin Prof. As. Dr. Astrit Bishqemi që së fundmi ka bërë një botim të ri, “Bibliografi e krtikës letrare për fëmijë e të rinj ndër vite”. Me të ai mbyll ciklin e teksteve të kësaj fushe të letërsisë, që paraprihej nga veprat: “Hyrje në teorinë e letërsisë për fëmijë” (1997, 2004), “Letërsia botërore për fëmijë (1999, 2006) dhe “Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë” (2001, 2004, 2008, 2014). Për hir të së vërtetës duhet thënë se është një ndihmesë shumë e rëndësishme që duhet vlerësuar dhe studiuar që të kuptohen mesazhet që transmeton ai me veprën e tij.
Është parathënia e librit që flet si prolog, se letërsia e shkruar shqipe për fëmijë e të rinj e ka të vonë zanafillën. Duhet thënë se krijimet e para artistike posaçërisht për fëmijë (fabula, vjersha, përralla, tregime – me karakter didaktik këto), i hasim në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Në viset e tjera shqiptare, në Kosovë e Maqedoni, botimi i librave të parë artistikë për fëmijë fillon pas Luftës së Dytë Botërore. Kësisoj, mendimi vlerësues për këto krijime origjinale dhe shqipërime, siç mund të vetëkuptohet, është bashkëshoqërues me vonesë fare të vogël. Më qartë ai na shfaqet në agimet e shekullit XX e më tej. Librat antologjikë të kritikës ose monografi të ndryshme të kësaj natyre janë edhe më të vonshëm. Përmendim, për shembull: Bedri Dedja – Antologji e letërsisë së huaj për fëmijë – T.1956.
Në Bibliografinë për të cilën po bëjmë fjalë të shkrimtarit dhe studiuesit Astrit Bishqemi janë grumbulluar jo vetëm shkrimet kritike ndaj letërsisë artistike shqipe për fëmijë, por edhe ndihmesa që kanë dhënë studiuesit tanë rreth letërsisë botërore për fëmijë, kryesisht shkrime për autorë dhe vepra të përkthyera, të shqipëruara e të botuara te ne (ku u shquan sidomos autorë të tillë si: Bedri Dedja, Naum Prifti, Klara Kodra, Viktor Canosinaj etj.)
Janë hulumtuar aty artikuj e studime, monografi, tekste shkollore të letërsisë për fëmijë (për shkollën e mesme pedagogjike apo për atë të lartën me drejtim pedagogjik), referate, kumtesa, diskutime, kritikë të mirëfilltë, recensione, biobibliografi të shkrimtarëve për fëmijë e të rinj, vëzhgime etj.
Edhe intervista e shkrime të tjera (nekrologji) që na bëjnë edhe më të njohur me jetën dhe veprën e shkrimtarëve për fëmijë e të rinj. Janë përfshirë edhe trajtesa të ndryshme në lidhje me dukuri e probleme të letërsisë shqipe për fëmijë. Gjithashtu janë përqokur: biobibliografi shkrimtarësh për fëmijë e të rinj, intervista të tyre, kritika për dramën e spektalin për fëmijë e të rinj, aktivitete letrare e ngjarje, kritika për tekstet e këngëve për fëmijë.
Ky libër Bibliografi është konstruktuar duke e ndarë lëndën në dy pjesë kryesore (I. Libri, II. Periodiku). Më tej pjesa e parë është ndarë në dy nënpjesë: A dhe B.
Në nënpjesën “Libri A” janë vënë botimet që tërësisht kanë si përmbajtje studime, kritika e shkrime të tjera rreth letërsisë për fëmijë e të rinj.
Në nënpjesën “Libri B” janë vënë librat që në përmbajtjen e tyre kanë vetëm pjesërisht shkrime e artikuj për fushën që shënuam. Në pjesën e dytë “Periodiku” janë përfshirë artikuj studimorë a problemorë, vlerësime, kritika, recensa, ese, trajtesa dhe shkrime zhanresh të tjera rreth letërsisë dhe autorëve për fëmijë e të rinj, botuar në revista, gazeta, buletine etj.
Nëse do mudnësh të lexosh këtë botim të ri dhe shumë vlerësues të Astrit Bishqemit duhet thënë se se ”Bibliografia…”, për lehtësi përdorimi, është pajisur edhe me një aparat pedagogjik, në të cilin, në renditje alfabetike, grumbullohen numrat rendorë të njësive bibliografike të autorëve (a bashkautorëve) të veprave dhe punimeve të kritikës letrare, si dhe të autorëve shqiptarë (a veprave të tyre) për të cilët bëhet fjalë. Më tej edhe njësi bibiografike të autorëve botërorë për të cilët bëhet fjalë.
Nëse do të duhet të thuhen fjalë ëprgëzuese për një vepër të tillë, ku gjenerojnë edhe puna e palodhur,e dhe mendimi letrar, edhe investigimi i vlerave të një pune studuese të një shkrimtari të palodhur si Astrit Bishqemi. Kështu do të ndodh gjithnjë për të gjithë ata autorë veprash të tilla që janë rezultat i një jete të tërë hulumtuese.

 

Nga Hyqmet Zane