Armëtarët e Elbasanit kanë meritën se duke filluar nga viti 1875 deri në 1910 prodhuan me mjete artizanale, por me aftësi teknike të përsosur një nga pushket më të reja të kohës ”Huten e Elbasanit” e cila u quajt ”Huta e Miletit”.

Për prodhimin e saj u dalluan mjeshtërat Saliu i Xhem Katundjes dhe Dem Zabzuni.

Lidhjet tregtare dhe zejtare me tregjet dhe panairet e vendit, ku tregtimi i armëve zinte një vend të rëndësishëm, si dhe eksportimi i armëve të luksit, bënë që kjo zeje të kalonte kufijtë e perandorisë osmane.

Në qoftëse në Elbasan në gjysmën e parë të shek. XVII kishte: Armë dhe pajisje të prodhuara dhe të stolisura nga armëtarët dhe argjendarët e Elbasanit (shek. XVII-XIX)

13             zejtarë      argjendarë (kujunxhinj)

10                  ”           farkëtarë (Demirxhinj)

7                    ”           shigjetapunues (janxhinj)

4                    ”            shpatapunues (kelliçxhinj)

Më 1670 Evlia Çelebiu kur vizitoi Elbasanin thotë se:

”… Ata punojnë me elegancë të madhe armët e zjarrit…”

-Në shek. XIX – XX prodhimi i armëve në Elbasan përfaqësohet nga 30 sokaqe dhe çdo sokak kishte disa dyqane të ndarë sipas zejeve dhe proçeseve të punës.

Ata stolisin pushkët e gjata si: karajfilet, kapsulaqet, dollapllijet, kapakllijet, pallaskat e barutit, thuprat (Harbite), hanxharët, jataganët, kalamtushet, gjarpnushet, karbaneshat, sermet e tjerë.

-Elbasani për organizimin esnafor të armëtarëve (tyfekçijve) njihet aty nga gjysma e dytë e shek. XVI

-Proçeset kryesore të prodhimit të armës së zjarrit ishin këto:

Shpimi i tytës (Malixhinj)

Punimi i çarkut (çarkaxhinj)

Punimi i kasës prej metali ose druri (kondakçinj)

Prodhimi i dy vezmeve të njëllojta dhe thuprave (harbijave)

Prodhimi i silahut  (silahxhinj)

Punimi i gurit të strallit (strallxhinj) e tjerë.

-Sami Frashëri duke vlerësuar armët e prodhuara në Elbasan shkruante: “Brenda në këtë qytet (Elbasan) punohen tyta pushkësh të cilat preferohen shumë nga shqiptarët…”

-Mjeshtëria, stili motivet dhe teknikat e përdorura bënin që ato të dallonin si armë të modelit shqipëtar. Armët e prodhuara në Elbasan njiheshin dhe pëlqeheshin jo vëtëm në tregjet e Ballkanit, por ato tregtoheshin deri në: Anadoll, Liban, Siri, Persi, Egjypt, Tunizi, Sudan dhe Indi.

Armëtarët e Elbasanit kanë meritën se duke filluar nga viti 1879 dhe deri me 1910 prodhuan me mjete artizanale një nga pushkët më të reja të kohës siç ishte pushka aq e njohur e sistemit ”Martini-Menri”, Mot 1817, kalibri 11.43m/m.

Autorët e ndryshem këtë lloj pushke e njohin me emrat ”Huta Shqiptare e Elbasanit”, e Tetovës, e Prizrenit dhe e Gjakovës, në varësi nga vendi i prodhimit. Populli i Shkodrës këtë pushkë e pagëzoi ”Huta e Miletetit” apo ”Martina e vendit”. Huta e Elbasanit me mbushje nga mbrapa, parapëlqehej nga vendasit më shumë se dollapllija e sistemit anglez, austriak (Vendrl) apo sistemit rus ”Berdan-1”, për arsye se gëzhoja e saj mund të mbushej disa herë me barutin e vendit.

Çmimi i një hute në Elbasan ishte 3 Napolona Ar.

Mblodhi: B. Dylgjeri, Elbasan, prill 2016.