Në vitin 1867 në Paris u organizua një nga panairët më të mëdhenj ndërkombëtarë. Në këtë panair mori pjesë edhe Perandoria Osmane me prodhimet e saj. Duke i qenë i famshëm për prodhimet e armëve në të gjithë Perandorinë Osmane në atë kohë,Elbasani u kërkua të dërgojë prodhime armëtarie.

“Ohri, Dibra, Elbasani, në krahinën e Rumelisë; ekspozuesit Usta-Islam, Arslan-Abdullah dhe Ibrahim kanë dërguar rripa të armëve (silahlik), gjerdanë fishekësh, pistoleta me zbukurimet e tyre dhe çarqe pushkësh dhe pistoletash.” – Turqia në panairin universal të 1867, Salahedin Bej, 1867, fq 158

[Sipas shënimeve të Abedin Çaushit, ndoshta bëhet fjalë për Ibrahim (Bim) Baxhakun. : 

“Mjeshtrit më në zë në përpunimin e çarqeve të armëve të barutit sipas vjetërsisë së radhës kanë qenë: Osman Dymi, Bim Baxhaku, Lam Zabzuni, Kalem Duka, Muçi Selman Qerosit (Zabzuni), Mal Skera, Muç Guranjaku etj.  – Abedin Çaushi në gjurmë e traditës Elbasanase, 1999, Dedej, Sulë, fq 88. ]

“Okri, Debreï-Bala, Iblissan, dans la province de Roumélie; les exposants Ousta-Islam, Arslan-Abdullab et Ibrahim en ont envoyé des ceintures d’armes (silahlik), des cartouchières, des pistolets avec leurs fontes et des chiens de fusil et de pistolet.” – marrë nga libri i meëposhtëm. -fq 158