Aqif Pashë Biçakçiu (1860-1926) u lind në Elbasan në vitin 1860, ku mori mësimet e para. Mësimet e larta i mori në Stamboll.

Veprimtaria atdhetare dhe karriera politike :

1905       Anëtar i Këshillit Administrativ të Sanxhakut të Elbasanit

1907       Merr titullin “Rumeli Bejlerbej”

1908       Përkrah fuqishëm klubin “Bashkimi”

1909       Merr pjesë në Kongresin e Dibrës

1908        Kontribon në mitingun që kundërshton përdorimin e gërmave arabe për alfabetin e shqipes

1910-1912      Largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Napoli gjatë operacioneve të Shefqet Durgut Pashës

1912          Delegatët për në Kuvendin e Vlorës zgjidhen në shtëpinë e tij.

1912          Ngre flamurin kombëtar në Elbasan

1913         Emërohet Prefekt i Elbasanit

1914         Emërohet Ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës

1916         Bëhet nismëtar i organizimit të Kongresit të Elbasanit ( që nuk u mbajt)

1920       Kryetar i Kongresit të Lushnjës

1920-1921      Anëtar i Këshillit të Naltë

1923        Deputet i Korçës në Kuvendin Kushtetues

Ndërron jetë në 10 Shkurt 1926

(Sipas librit “Kryeministrat dhe Ministrat e Shtetit Shqiptar në 100 vjet” me autor historianin Kastriot Dervishi)