Andon Beça (1879-1944)

Andon Beça (1879-1944)

U lind më 7 shtator 1879 në Kosovë, por origjina dhe qyteti i tij është Elbasani. Arsimin e mesëm e mori në liceun rumun të Manastirit. Arsimin e lartë e nisi në Universitetin e Bukureshtit por nuk e përfundoi.

1902 – inspektor i shkollave rumune në Elbasan dhe Berat, ku favorizon mësimin e gjuhës  shqipe në mënyrë jo zyrtare.

1906 – zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të vilajetit të Selanikut.

1906 – grekët i bëjnë atentat.

1921 – 1941 si dhe në 1943 – Deputet

1924 – largohet nga Shqipëria për në Rumani pas ngjarjeve të  qershorit 1924.

1925 – 1928 Senator

1929 – anëtar i këshillit të përbashkët ekonomik të Sinodit të Shenjtë të KOASH-it

Mesi i viteve 1930 – sipërmarrës konçesioni në elektrifikimin e Elbasanit, ndërtimin e rrugës Elbasan- Tiranë etj.

1939 – 1941 ministër sekretar shteti i Ekonomisë Kombëtare, ministër sekretar shteti për Bujqësinë dhe Pyjet dhe zëvendësisht për Industrinë dhe Tregtinë.

1943 – ministër i Financave.

Pas kapitullimit të Italisë tërhiqet nga politika.

15 tetor 1944 largohet drejt Gjermanisë së bashku me Shefqet Vërlacin dhe Vizhdan Risilinë.

Vdes në Vjenë në 31 tetor 1944