Alush Saraçi lindi në Elbasan, në vitin 1856.

Dinte të fliste turqisht dhe u arsimua në shkollat turke të qytetit të Elbasanit.

Punoi si mësues për vite me rradhë. Ka punuar po ashtu si anëtar i gjykatës penale.

U anëtarësua në shoqërinë “Bashkimi”, si aktivist  me ideale kombëtare e antiosmane.

Ndoqi nga afër punimet e Kongresit të Elbasanit.

Fitoi zgjedhjet për Kryetar Bashkie në vitin 1910. Qëndroi si Kryetar i  Bashkisë Elbasan para e pas shpalljes së pavarsisë, deri në shtator të vitit 1913, kur u detyrua të largohej për në Itali.

Kthehet në Vlorë në 1945 dhe vdes nga sëmundja e tifos.