Intervistë me prof.as.dr. Ali Lazareni, specialist i duhanit.

Bisedoi : Hyqmet ZANE

Ali Lazareni, shkencëtari dhe specialisti i kulturës së duhanit, Elbasan, Arkivi Digjital Elbasan

Ali Lazareni, shkencëtari dhe specialisti i kulturës së duhanit

Ali Lazareni është një specialist i vjetër dhe i mirënjohur në Elbasanit, që ka dhënë kontribute veçanërisht në specialitetin e duhanit. Duhani është një bimë fitimprurëse dhe që çante eksportin në tregun ndërkombëtar dhe që për fatin e keq ka rënë në një situatë të vështirë në ekonominë e tregut për shkak të politikavë agrobujqësore në Shqiëpri. Prof.as.dr. Ali Lazareni, ish drejtori i Institutit të Duhanit, gjen rastin të shprë disa nga momentet më në punën e tij shkemcore më duanin.

– Për çfarë jeni specializuar ?

– Kam mbaruar shkollën e mesme dhe të lartën në degën agronomi. Sapo kam mbaruar shkollën e mesme, menjëherë kam filluar punë në bazën eksperimentale në Cerrik, që ishte në vartësi të stacionit të duhanit në Tiranë në vitin 1956. Pastaj ky stacion është transferuar në Cerrik, ku vazhdoja të punoja si agronom i mesëm. Pastaj kam vazhdyìuar studimet e larta pa shkëputje nga puna dhe i kam mbaruar në vitin 1968. Kam qenë bashkëautor me temat që kanë të bëjnë me punën kërkimore shkencore që në pikën seleksionuese së bashku me profesorin e madh të kësaj fushe, Isuf Petrela, i cili është themeluesi i punës kërkimore të duhanit në Shqipëri, së bashku me bashkëpunëtorë si Reshat Kasi, Fetah Reka etj.

1977, Cërrik, Ali Lazareni, specialisti i duhanit duke studiuar variatetet

Në vitin 1976 kam drejtuar punën në stacionin eksperimental të duhanit në Cerik. Kurse në vitin 1984 është ngritur niveli i stacionit në rrang Instituti dhe e kam drejtuar që nga ky vit deri në vitin 1993. Më pas jam atashuar në ndërmarrjet e përbashkëta shqiptaro-greke për duhanin.

– Duke pasur parasysh këtë fakt, ç’është duhani për ju ?

– Duhani është një bimë me vlera mjaft të larta. Vlerat e tij janë sa agronomike aq edhe financiare. Është një bimë që kultivohet në toka relativisht të varfëra, skeletike, me tabane të cekëta, është një bimë që këtë natyrë toke e shfrytëzon mjaft mirë, kur bimët e tjera nuk arrijnë ta shfrytëzojnë dot. Kryesisht kultivohet në tokat kodrinore-malore për titpin e duhanit gjethevogël orientalqë është dalluar Shqipëria. Ky tip duhani kultivohet në rajonin e Mesdheut, veçanërisht në Ballkan ku përfshihen disa shtete, ndërsa në pjesën tjetër të botës duhani oriental nuk kultivohet. Tipi i duhanit gjethevogël oriental është në një zonë shumë të caktuar, që e kanë diktuar kushtet klimatiko-tokësore, me një verë relativisht të thatë, që bima e duhanit e duron, si dhe mungesën e sasive të reshjeve, si dhe mungesën e investimeve që ka pasur ky rajon. Me një fjalë është një bimë që nga ana klimatiko-tokësore shfrytëzon mjaft mirë këtë ambjent dhe ka efektivitet. Nga kjo pikëpamje vihet në punë një numër relativisht i madh i krahut të punës në fshat dhe në qytet.

Afërsisht në Shqipëri në vitet para 1990 janë marrë me bimën e duhanit rreth 40 mijë familje, që do të thotë rreth 200 mijë njerëz janë marrë me këtë bimë, duke edhe u ushqyer. Por edhe rreth 4-5 mijë banorë të qytetit janë marrë në shkallë vendi me këtë bimë që kanë punuar në fabrika duhani, në sektorë të tjerë që merreshin me përpunimin e duhanit dhe me prodhimin e cigareve të duhanit. Duhani është një bimë që jep maksimumin e të ardhurave në kushte klimatiko-tokësore ose mjaft të varfëra, por që dyuhani ia shpërblen përmes të ardhurave që sjell. Në këto toka, e theskoj, specifikisht në këto toka, merren 3-5 herë më shumë të ardhura se sa bimë të tjera. Është një bimë që e shlyen vetveten dhe me vlera të larta, sidomos për eksportin tonë. Në vitin 1989, Shqipëria ka eksportuar 20 mijë ton duhan gjethe dhe 3400-3600 ton cigare. Nga kjo anë ne kemi qenë një vend eksportues cigaresh. Kurse tani është ndryshe se eksportojmë gjithë sasinë e duhanit që prodhohet dhe në të kundërt importojmë gjithë sasinë e cigareve që konsumohet në Shqipëri. Ky është një paradosk.

– Fuke qe nëse Dumreja është një nga zonat me kushte më specifike të duhanit, si e komentoni këtë ?

– Jo vetëm në kushte më specifike, por është zona më e mirë duhanore në Shqipëri. Këtë e therm duke u nisur nga kërkesat e tregut të huaj, edhe nga kërkesat e tregut të brendshëm, por edhe nga ana cilësore, shijore, me një aromë karakteristike me djegshmëri shumë të lartë që e bëjnë këtë rajon ta vendosësh në shkallë të parë. Rajone të tjera duhanore në Shqipëri ka si Mbi Shkodra, Gjirokastra, Berati, Fieri, deri Korça. Por rajoni i Dumresë është më i miri, sipas vlerësimit që bëj unë si specialist duhani prej 50 vjetësh.

– A janë të pranuar këto ?

– Janë shumë të pranuara, sepse duhani i Dumresë është shumë i kërkuar. Edhe sot është shumë i kërkuar në tregun europian.

– Çfarë sipërfaqe zë Dumreja me duhan, që është mbjellë sipas statistikave që ju keni ?

– Nëqoftëse ne në vitin 1987 kemi mbjellë në shkallë vendi rreth 33 mijë hektarë duhan, në Elbasan janë mbjellë 16,3 hektarë, duke zënë një përqindje të konsiderueshme. Ndërsa tani jemi në një gjendje tepër të mjerueshme. Dumreja kultivon rreth 70 përqind të duhanit që mbillet në rrethin e Elbasanit. Është një sipërfaqe e konsiderueshme,

– Kush e bëri kështu këtë zonë, që u binjakëzua duhani me zonën e Dumresë ?

– Tashmë është bërë një traditë, bujku i Dumresë e ka traditë këtë punë në kultivimin e bimës së duhanit. Në zbatim të teknologjisë që bëhet nga bujku i Dumresë, është i një shkalle shumë të lartë se shumë e shumë zonave të tjera në Shqipëri. Ndoshta me një investim më të madh mund të ishin arritur edhe nivle më të larta. Duhanet e Dumresë kanë qenë dhe janë edhe sot e kësaj dite duhane të preferuar. E them me bindje që a ka mundësi që në këtë rajon të shumëfishojmë sipërfaqen deri në 10 fish. Jam i bindur se është e pranueshme, se është i kërkuar dhe nuk mbetet asnjë kilogram duhan te fshatarët në shtëpi.

– Ka ndodhur një metamorfozë që fermeri i Dumresë në këto vite ka hequr dorë nga duhani dhe i është kthyer drogës. Ç’mund të thoni për këtë ?

– Do bëj vlerësime vetëm për duhanin. Ka pasur disa faktorë kufizues të uljes së sipërfaqes së mbjellë me duhan. Ndër këto është kalimi në ekonominë e tregut. Në kuptimin se bujku do mbjellë atë që i jep më shumë të ardhura. Këtu bëhet ndarja. Zonat e Dumresë janë zona që në kushte klimatike mjaft të thata në toka të dobëta dhe skeletike që e favorizojnë mbjelljen e duhanit, kurse në zonat afër qyteteve, që janë zona fushore, mbjelljet me sera e të tjera, kuptohet që të ardhurat janë shumë më të larta. Duhet pranuar kjo. Por unë po bëj krahasime të tilla mes zonës së Dumresë që ka kushte favorizuese për duhanin dhe s’mund të krahasohet me të tjerat. Ky është faktori kufizues që duhani u largua nga zonat e Elbasanit, se është mbjellur në Shirgjan, është mbjellë në Papër etj. edhe fragmentarizimi që iu bë fermave bujqësore ishte një tregues jo pozitiv, sepse disponohej një nivel i ulët financiar i bujqëve tanë, që s’kishin asnjë mundësi për të bërë investime. Do të ishte ndryshe të krijohej një kooperativë, jo e tipit të vjetër, flas për kooperativat e tipeve të reja, siç kanë italianët, francezët, ku investimet mund t’i komandoje që t’i shërbejë një numri të madh prodhuesish. Fragmentarizimi i ekonomisë bujqësore për duhanin ishte i dëmshëm, sepse në një kooperativë një traktor mund ta përdorësh për 10 familje, kurse në këto kushte një traktor i shërben vetëm një familjeje që nuk arrin të mbulojë shpenzimet për mirëmbajtjen e tij. Por është edhe erozioni demografik nga zonat rurale në qytetapo që një pjesë e fshatit iku jashtë shtetit. Kjo shkëputi një pjesë e krahëve të punës në drejtime të tjera, sa që dëmtoi edhe kultivimin e mëtejshëm të kulturës së duhanit. Faktor tjetër është edhe inaktivizimi i industrisë përpunuese dhe asaj të cigareve. Kanë qenë dhjetra sektorë dhe disa fabrika në Shqipëri që merreshin me përpunimin e duhanit gjethe. Sot nuk ekzistojnë këto fabrika apo sektorë përpunues, veç dy fabrikave, një në Korçë dhe një në Elbasan. Ne tani nuk prodhojmë cigare as për vete, në një kohë që ne kemi eksportuar cigare. Sot gjithçka merret nga importi.

– Çfarë ndikimi ka pasur politika në këtë situatë mosfavorizuese ?

– Është e vërtetë që nuk është favorizuar, sepse prodhuesi sadopak ka dashur një ndihmë, ka dashur një investim që ta bëjë edhe shteti. Edhe në politikat e fundit të zhvillimit të vendit, duhani nuk përfshihet. Mund t’i marrësh në tërësi politikat qeverisëse për të përcaktuar drejtimet kryesore, por mund t’i marrësh edhe në veçanti në zona të tilla siç përmenda atë të Dumresë, të Mbi Shkodrës, të Rroskovecit në Fier, të Beratit, ku duhet të përcaktohet kultura më e mirë, se cila është me afate, kush jep më shumë. Se shumë flasim që në këto zona duhet të mbjellim vreshtari apo pemtari. Unë jam mjaft i sigurtë që niveli i të ardhurave në toka të tilla skeletike, të varfëra, pa ujë e pa investime, janë shumë të ulta, se sa nga duhani.

– Atëherë çfarë ka bërë Instituti i Duhanit në këto vitet e fundit ?

– Fakti ka qenë që Insituti para viteve ’90 ka bërë një punë kolosale, se ka vënë bazat e kultivimit të duhanit në Shqipëri. Studimet e tij kanë paraprirë në teknologji, kanë paraprirë në seleksionim, janë dhënë lloje hibride të cilat kanë përmbysur strukturën e vjetër variatete. Kur bëhej fjalë për duhanin ne futeshim në vlerësimet e tre katër bimëve kryesore që kishin kontribute në fushën e bujqësisë. Pas viteve ’90 ka një deficit të punës së tyre në drejtim të ndihmës që duhet të japin. Punonjësit shkencorë nuk u ambjentuan me natyrën e ekonomisë së tregut dhe me formën e organizimit të bujqësisë, nuk pati një lidhje të tyre me fermerin në mënyrë të plotë. Këtë mund ta them edhe për specalistë të tjerë, sepse merret një numër mjaft i madh specalistësh në bujqësi, nuk janë pak, pa llogaritur ndërmarrjet e huaja përpunuese që janë në Shqipëri, ka edhe specialistë të drejtorive të bujqësive, ka edhe specialistë të komunave. Është krijuar psikoza se duhani bëhet, se bujkut s’ka rëndësi për t’i dhënë mend të tjerët se ai e njeh duhanin dhe vërtetet e njeh. Por unë përsëri them se teknologjia ka ecur dhe bujku ka nevojë jo vetëm për një asistencë teknike me fjalë, por edhe për shumë e shumë gjëra të tjera, për t’i ndejtur pranë. Në këtë fakt Instituti duhet të qëndrojë më afër.

– Mendoni që politika dhe pushteti e kanë keqpërdorur fermerin për ta stimuluar për bimën e duhanit ? Se janë marrë edhe vota nga politikanë të ndryshëm, duke përdorur problemet e duhanit dhe që e kanë braktisur atë.

– Ndoshta mund të ketë fenomene të tilla. I rëndësishëm është drejtimi dhe piketat bazë që duhet të venë politikanët dhe qeveritarët në përshtatje me kushtet klimatiko-tokësore të zonave të veçanta. Mos të bëjmë një stategji globale. Ta fragmentarizojmë për çdo rajon, siç është më mirë dhe jo që të themi që e ardhmja në bujqësi janë blektoria, është pemtaria, janë vreshtat etj. Këto janë drejtime të përgjithshme, por duhen ndarë sipas rajoneve për të mbjellë kulturat që i shkojnë çdo rajoni dhe që janë efektive për fshatin. Nuk mund të mbjellësh misër në Dumre, është një gjë e kotë, sepse do të bëjmë foragjere, kur këto i përkasin tokave fushore që janë nën ujë. Ngul këmbë se duhani në këto zona si Dumreja, shtë më fitimprurës, por duke bërë edhe subvencione për investimet, sepse duhani kërkon edhe të tjera. Ndërkohë që them se jemi në një kontradiktë të theksuar të luftës që bëhet për të mos pirë duhan dhe faktit që politikat agronomike flasin se duhen mbjellë sa më shumë duhan. Në një kohë që në tërë botën duhanpirësit rriten me 2,5 deri në 5 përqind, kur mbillen afërsisht 7 milion hektarë duhan. Para këtij realiteti edhe ne nuk duhet të tërhiqemi nga kjo kontradiktë, sepse nuk ndodh që ne kemi ndaluar kultivimin e duhanit në Shqipëri dhe njëkohësisht kemi ndaluar edhe duhanpirjen. Në të kundërt i kemi hequr një pjesë të rëndësishme të ardhurave fshatit, kur duhani merret tërësisht nga jashtë. Vërtet që ka ndryshuar shija e pirjes së duhanit në Shqipëri. Nëse para disa kohëshi ishte pirja e duhanit Oriental, tashmë është shija e duhanit Blendi, Virxhinia, Boley që kapin sasira 60-70 përqind të sasisë së cigareve që konsumohen. Duhani Oriental përdoret tani vetëm për t’i dhënë një aromë shijes së duhanit. Duhanet Orientalë janë përmirësues të shijes dhe të aromës së duhaneve Vixhinia, Blendi dhe Boly.

– Ju jeni specialist i duhanit, a e pini vetë duhanin ?

– Nuk e pi rregullisht, por ama për mbjelljen dhe kultivimin e duhanit, u them fermerëve që ta mbjellin se është me leverdi. Unë e njoh shijen e duhanit, ia di karakteristikat, llojin ngjyrën, nga ç’zonë duhanprodhues është, di nga ç’pjesë e bimës është marrë, di të bëj një përcaktim degustativ, ku futen treguesit e shijes së duhanit.

– Çfarë kënaqësie keni ndjerë me këtë lloj pune ?

– Nuk doja të shkoja në këtë lloj shkolle, por ishin momentet politike që e përcaktonin jetën e njeriut. Por kur vajta në këtë shkollë, e lidha mendimin dhe në punën me duhanin kam ndjerë shumë kënaqësi. Kam punuar me specalistë mjaf të zotë në këtë sektor pune, si Isuf Petrelën për të cilin kam vlerësimet maksimale, por kënaqësia ime ka qenë në momente të caktuara të punës sime shkencore. Kam kryer një studim që ka të bëjëm më kultivimin e duhanit në shkallë kombëtare. Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe 5 Institute të tjera si Instituti i tokave, Instituti i kërkimeve të industrisë ushqimore, I L Bujqësor, Qendrat kërkimore. E kam drejtuar këtë sudim dhe kam dhënë një kontribut në parametra shkencorë bashkëkohorë.

– Çfarë pengu keni në këtë lloj pune ?

– Unë kam krijuar edhe lloje të rinj duhani që nga ana cilësore dhe nga ana produktive kanë qenë shumë më të lartë se ato që kanë qenë përpara. Në vitin 1965 janë krijuar hibridet e parë shqiptarë, si Arbëria, i realizuar në rrethin e Elbasanit e në vende të tjera në Shqipëri, Argjiro në pjesën e Gjirokastrës e Sarandës, hibridi Postriba ’70 në zonën e Mbi Shkodrës dhe Jubileu 30. Këto 4 hibride thyen rreth 83 përqind të strukturës së vjetër varietore në Shqipëri, që kishin shumë përparësi, veçanërisht të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve, që në vitin 1961-62 shkatërroi rreth 80 përqind të prodhimit. I vetmi peng që kam është se sot që nga viti 1993 nuk vazhdova punën shkencore. Jam i lidhur me Institutin, punoj, kam edhe një zyrë në atë godinë, edhe si bashkëpunëtor i jashtëm.

– Megjithatë në vitin 2002 ju u bëtë profesor i asocuar për duhanin. Kjo ka qenë një lloj përkëdhelje apo vlerësim real i punës suaj shkencore ?

– Nuk i kam qef përkëdheljet dhe nuk kam dash ta kërkoj një përkëdhelje te tillë, sepse i jam përkushtuar kësaj bime tërë jetën, ndërkohë që ka qenë një vlerësim i vonuar i punës sime.

– Ju faleminderit !

E mërkurë, 19 korrik 2006