Shkrimtari Ali Abdihoxha

Shkrimtari Ali Abdihoxha

Ali Abdihoxha indi në Elbasan, më 1923. Ai është një nga shkrimtarët e mirënjohur elbasanas.

Mori pjesë në luftën antifashiste dhe pas çlirimit të vendit vijon studimet e larta në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”në Moskë.

Ka qenë i angazhuar në zhvillimin e kulturës dhe arsimit kombëtar  në detyrën e zv/ Ministrit të arsimit.

Për një periudhë kohore ai kreu edhe detyrën e Drejtorit të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”.

Lexuesit e shumë brezave në vendin tonë e njohin atë nëpërmjet mjaft tregimeve me përmbajtje jetësore, në të cilat spikat fryma patriotike e atdhetare.

Falë talentit dhe punës së tij , Ali Abdihoxha do të bëhej një ndër prozatorët më të njohur të letërsisë së kohës, në veprat e të cilit, u ngrihet përmendore djemve dhe vajzave që luftuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vitet e fundit, shkrimtari Ali Abdihoxha u tërhoq nga jeta letrare, duke refuzuar madje edhe kërkesat e shumta për intervista mbi kulturën dhe letërsinë.

Ndërroi jetë në Tiranë, më 15 shtator 2014.

Vepra letrare e Ali Abdihoxhës e ka skalitur emrin e tij në panteonin e pavdekshëm të kulturës kombëtare.

Botime të Ali Abdihoxhës:

  • “Një vjeshtë me stuhi”, 1959 – roman, ribotuar disa herë.
  • Ëndra dhe dritë”, 1963 – tregime, botuar disa herë.
  • Tri ngjyra të kohës”, 1970 – roman.
  • “Probleme të zhvillimit të letërsisë sonë”, 1970 – studime dhe mendime kritike.
  • Dueli i madh”, 1975 – roman, botuar disa herë,
  • “Mirazh”, – 1978 – tregime dhe novela.
  • Vila në periferi”, 1982 – roman.
  • “Vepra letrare në disa vëllime”, 1983.
  • “Kronika e një nate”, 1984 – roman.
  • “Sfida”, 1987 – roman.
  • “Sarajet”, 1997 – roman.
  • “Çmimi i një aventure”, 2006 – roman.