Nga e majta, rreshti lart – Petrit Karkini, Mehmet Ipeku, —, Ferit Kacollja, Janshar Menzelxhiu, Ali Palloshi, Demir Lila, Sefma Koburja, Bajram Sala, Tomorr Mani, —.
Rreshti ulur – Bukurosh Shingjergji, Skënder Kolimja. Sefedin Ceni, —, — Samarxhiu.

1970, Elbasan. Punonjësit e NRSH (Ndërmarrja e Riparim Shërbimeve) në aksion për korrjen e grurit. Bashkë me ta edhe ish sekretari I i partisë në pushtet Jashar Menzelxhiu.

Ishte koha kur në ato vite bëheshin të ashtquajturat “punë vullnetare” në sektorë të ndryshëm siç ishin: ndërtimi i rrugëve dhe i hekurudhave, hapja e tokave të reja, korrja e grurit, mbjellja e plantacioneve me qershi, ujitja e ullinjve, mbjellja e misrit me kubikë apo shpyllëzimet dhe pyllëzimet e reja.

Ndërrmarrje, shkolla dhe institucione të tjera, kryesisht të rinjtë ishin pjesë e këtyre aksioneve me punë vullnetare, siç janë në këtë foto sektori i berberëve të qytetit.