Agron Stringa

Agron Stringa lindi në qytetin e Elbasanit, në vitin 1934 në një familje te me tradita të hershme qytetare.

Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në Elbasan. Pas mbarimit me rezultate te shkëlqyera të Normales, filloi studimet në Institutin Pedagogjik në Tiranë në degën  Matematikë – Fizikë, por nuk arriti t’i përfundonte ato për shkak të ndërprerjes së bursës nga ana e pushtetit të atëhershën.  Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, për mësuesi në degën Gjuhë-Letërsi.

Në përfundim të studimeve të larta në degën Gjuhë-Letërsi, për pak kohë punoi si mësues në shkollat 7-vjeçare e të mesme të Elbasanit dhe më vonë  edhe si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik po në Elbasan.

Intelekti, njohja e thellë e pedagogjisë dhe eksperienca e tij si metodist i nivelit të lartë i dha edhe detyrën e Drejtorit të Kabinetit Pedagogjik të Elbasanit. Gjatë kësaj kohe së bashku me elbasanasit Abdyl Paralloi e Musa Vyshka përgatitën  tre libra shkollorë për shkollat tetëvjecare: Lexim Letrar, klasa V (viti 1971), Lexim Letrar, klasa VI (viti 1972) dhe Lexim Letrar klasa VII (viti 1973).

Për kontributin e tij në arsimin shqiptar Agron Stringës do ti jepet titulli “Mësues i Merituar”

Talenti i Agronit nuk u shfaq vetëm në fushën e pedagogjisë. I apasionuar pas sporteve dhe veçanërisht futbollit, ai do të bëhej një nga emrat më të njohur dhe të dashur dhe të respektuar të futbollit elbasanas.

Karrierën në futboll e filloi i lojtar i shoqërisë sportive “Dinamo” në Elbasan, për të vazhduar me klubin sportiv “Labinoti” të Elbasanit dhe i shoqërinë sportive “Puna”, në vitet ’50-’60. Luante në pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe qendërmbrojtësit. U shqua që në fillim për aftësitë e tij si organizator, e për këtë arsye pasi u tërhoq nga futbolli si lojtar në vitin 1964, e vazhdoi karrierën e tij në drejtimin e ekipit të Elbasanit. Fillimisht i ngarkuan rolin e ndihmëstrajnerit, në kohën kur trajner ishte Sabri Peqini. Bashkëpunimi i frytshëm i këtyre dy emrave të njohur të sportit elbasanas, bëri që skuadra e “Labinoti”-t të dilte fituese e kupës së gazetës “Mësuesi”.

Në vitin 1969, Agron Stringa merr rolin e trajnerit të skuadrës “Labinoti”. Vitet kur Agron Stringa ishte trajneri i “Labinotit” do të mbahen mend si fillimi i nje periudhe të artë në fubollin elbasanas. Agroni punoi me pasion duke e rritur vit pas viti nivelin e skuadrës.  Falë punës së së tij si trajner dhe skuadrës , “Labinoti” në vitin 1975 fitoi dy kupa: Kupa e Republikës dhe kupa e gazetës “Sporti Popullor”.

Agron Stringa si lojtar.

Kinë, 1971

Agron Stringa ka luajtur për 28 vite me rradhë, me fanellën e Elbasanit, duke e përfaqësuar qytetin e tij në kampionate brenda e jashtë vendit.

 

Si futbollist e trajner ka fituar disa kupa si: Vendi i dytë në Kupën e Republikës me të rinjtë e “Dinamo”-s së Elbasanit, në vitin 1951. Fitoi vendin e parë në Kampionatin kombëtar të kategorisë së dytë, në vitin 1958.  Me skuadrën e “Labinotit” fitoi kupën “Zëri i Popullit”. Ndërsa si trajner, fitoi kupën e gazetës “Sporti Popullor” në 1975. Po në të njëjtin vit, fitoi edhe Kupën e Republikës me skuadrën “Labinoti”.

Në vitin 1978 u largua nga futbolli për arsye shëndetësore.

Në vitin 1996 është nderuar me titujt: “Mjeshtër Sporti” dhe “Trajner i Kategorisë së parë”.

Pas vdekjes Bashkia e Qytetit të Elbasanit e nderoi me tiullin  “Qytetar Nderi i Elbasanit”.

Agron Stringa do të mbetet në  kujtesën qytetare, si mësues, metodist dhe si një emër i dashur e i respektuar i futbollit elbasanas.

“Labintoti” i Elbasanit me trajner Agron Stringën, fitues i Kupës së Republikës, 1975

Referenca:

“Mirenjohje per mesuesit e qytetit tim”  – Sami Domni

“Futbolli në Elbasan 1913-1998” – Dhimitër Bardhi

“Elbasani ndër vite për librin” – Astrit Bishqemi