Agim Hoxha lindi më 1945 në qytetin e Shkodrës.

Tiranë - 1993, gjatë kohës kur Agim Hoxha ishte deputet në Parlamentin e Shqipërisë.

Tiranë – 1993, gjatë kohës kur Agim Hoxha ishte deputet në Parlamentin e Shqipërisë.

Ishte fëmija i dy intelektulëve, doktorit veteriner që studioi në Paris të Francës në Universitetin Louis Pasteur dhe malazezes nga Peja.

Tre vite pas lindjes së Agimit, babai i tij Petriti, mori detyrën si specialist i lartë i Ministrisë së Bujqësisë dhe më pas në institucione të tjera të rëndësishme derisa erdhi në Elbasan më 1956. Familja do të kishte edhe dy fëmijë të tjerë Tatjanën dhe Dragin.

Në dhjetor të vitit 1963, do të arrestonin me akuzën për agjitacion dhe propagandë dhe “tradhti ndaj atdheut” Petrit Zenelhoxhën (Hoxha). Këtë vit Agimi sapo kishte filluar studimet në universitetin e Tiranës ne degën e matematikës dhe ishte spikatur për rezultatet e tij të larta.

Më pas, kreu pë dy vite shërbimin ushtarak të detyruar në xhenio, ndërkohë që shokët e tij bën vetëm 6 muaj.

Ishin këto ngjarjet që më pas ndikuan edhe në emërimin e Agim Hoxhës si mësues në fshatin e largët të Mallagjeshit.

Pas vdekjes së nënës së tij dhe arrestimit të babait, për Agimin, djalin e madh të Petritit dhe Ilinkës, jeta do të merrte tjetër rrjedhë, të vështirë për shkak të persekutimit nga regjimi komunist. Agimit iu desh të bëhej nënë dhe baba për motrën Tatjana dhe vëllain Dragi.

Në vitet ‘70 – ’80, babai i tij del nga burgu.

U martua me Fatbardha Çelën, të bijën e Sopot Çelës, ish i internuar në kampet e përqendrimit në Gjermani me të cilën do të kishte dy fëmijë Luljetën dhe Marselin. Kështu do ta gjente viti 1990 Agim Hoxhën. Ai do të ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe babai i tij që priste me padurim votimet e 31 marsit 1991 nuk arriti të bëhej pjesmarrës i pluralizmit sepse ndërroi jetë në 25 mars të atij viti.

Por për Agim Hoxhën tashmë do të hapej një dritare e re në jetën demokratike të një vendi. Do të ishte viti 1992 kur mes figurave të propozuara për tu përfqsuar në parlamentin shqipotar, do të shënohej edhe emri i Agim Hoxhës në siglën e  Partisë Demokratike.

Aftësitë e tij në fushën juridike e bënë që t’a  zgjidhnin nënkryetar të komisionit juridik. Atij iu desh një punë voluminoze për të përballuar ngarkesën e madhe që kërkohej të mbante parlamenti i parë demokratik shqiptar përballë sfidave të kohës.

Duheshin ligje, kërkoheshin reforma, nevojiteshin udhëzime për të shkelur në rrugë të pashkelura dhe Agim Hoxha ishte njeriu që dëgjohej nga deputetët me urtësinë e tij karakteristike. Për hir të cilësive që shfaqi ai u zgjodh kryetar i degës së PD në Elbasan.

Puna e tij në krye të Rezervave të shtetit ishte një angazhim që dha frytet e veta në dispilinimin e këtij institucioni.

Edhe puna në bashki i tregoi edhe njëherë vlerat e tij. Edhe pse i sëmurë dhe me një pamundësi të madhe shëndetësore, Agimi ishte një nëpunës model dhe një anëtar i këshillit bashkiak, me mendime dhe udhëzime të përpikta.

Ndërroi jetë më 2 qershor të vitit 1998.

Motra e tij Tatjana, kujton se “vëllain tim Agimin e kam pasur si idhull, ai ishte edukatori im, ishte prindi im, ishte mësuesi im i mrekullueshëm. Librat që kam lexuar në jetë më rreshtoheshin nga Agimi që para së gjithash i kishte lexuar edhe vetë ai. Ishte natyrë e rregullt dhe shembullor, i saktë dhe mbi të gjitha fjalëpak që e doja shumë. Siç duket për Agimin zemra e një motre ishte margaritar për vëllanë”.

Elbasani e ka nderuar me titullin  “Qytetar Nderi”.

Këshilli bashkiak Elbasan - 1997.

Këshilli bashkiak Elbasan – 1997.