Adem Jahja, ”Mësuesi i Merituar” dhe muzikant në bandën ”Afërdita”
0
Arsimi
Adem Jahja (1900-1987) është një nga mësuesit e vjetër të Normales të cilën e mbaroi në vitin 1924 dhe për 40 vjet, shërbeu si mësues në disa vënde të Shqipërisë së mesme. Që në vitin 1920 mori pjesë si muzikant në bandën 'Afërdita' të qytetit ku shkoi edhe në Vlorë pas luftës që njihet si (lufta e Vlorës). Adem Jahja ka edhe një krijimtari të tijën të shkruajtur ndër vite. Mbahet mend për profesionalizmin e tij si mësues dhe muzikant, që ka kontribuar në shtëpinë e kulturës në Elbasan. Adem Jahja rradhitet në plejadën e mësuesëve të Normales që ishin edhe profesionistë të mësimdhënies dhe aktivistë në jetën shoqërore të qytetit të Elbasanit. E bija e tij Dhurata Jahja (Krypa) edukatore dhe drejtuese kopshti e talentuar mblodhi dhe botoi në një libër të gjitha krijimet e babait të saj. Ajo i citonte dhe i recitonte shpesh ato krijime, duke e cilësuar librin 'Afshe Zemre...' (Monografi letrare).
06/06/2017
Dhurata Jahja (Krypa)