Abdyl Xhaja, Arkivi Digjital Elbasan

Abdyl Xhaja

U lind më 13 mars 1943 në Elbasan.

1961 – 1965 ndjek Fakultetin Ekonomik në UT, duke u diplomuar ekonomist për industri.

1965 – shkurt 1966 ekonomist plani në ndërmarrjen tregtare të artikujve të përzier, Elbasan.

1966 – 1974   ekonomist dhe kryetar dege plani në Uzinën e Petëzimeve, Elbasan.

1967 – 1973 anëtar i Komitetit Shtetëror të Statistikës.

1974 – 1981 ekonomist dhe kryetar dege plani në Drejtorinë e Përgjithshme të Kombinatit Metalurgjik Elbasan (KME).

1981 – 1983 specialist në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Metalurgjike Elbasan.

1983 – 1989 kryetar dege plani në Drejtorinë e Përgjithshme të KME.

1989 – 1990 kryespecialist në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave.

1990 — 1991 drejtor i Drejtorisë Planit në Ministrinë e Industrisë, Minierave dhe Energjetikës.

1991 zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikë.

1991 – 1992 zëvendëskryeministër.

1991 – 1992 dhe 1994 – 1997 ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës.

1992 – 1994 ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës.

1995 -1997 anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

1996 – 1997 deputet i PD-së.

1997 kandidat i PD-së për deputet.

1997 – 1998 këshilltar i unionit të investitorëve të huaja në Shqipëri.

1999 këshilltar i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.

Mban titullin “Qytetar Nderi” i Oklahomës”.